Hafizi Shemsud-din e
Edh-Dhehebij rahimehullah:
Pasha Allahun! Vërtet, përkujdesja për leximin me tertil (me zë të embël dhe të bukur) një të shtatës së Kur’anit në namazin e natës, përkujdesja për namazet sunnet, për namazin e duhasë, për namazin e përshëndetjes së xhamisë, për edhkaret (përmendjet e Allahut) e sakta, për dhikrin para fjetjes, për dhikrin pas zgjimit, për dhikrin pas namazeve farz, për dhikrin pas agimit, për leximin e dijes së dobishme dhe angazhimin me të me sinqeritet për hir të Allahut, për urdhërimin për të mira, për udhëzimin e injorantit dhe mësimin e tij, për bojkotin e njeriut të shthurur e të tjera…, për kryerjen me nënshtrim, qetësi, përulje dhe besim të namazeve në xhemat, për kryerjen e obligimeve dhe largimin nga gjynahet e mëdha, për lutjet e shumta, për kërkimin e faljes, për dhënien e lëmoshës, për ruajtjen e lidhjeve farefisnore, për modestinë, nëse e gjithë kjo përkujdesje shoqërohet me sinqeritet, është një veprimtari madhështore, me dimensione gjigande! Është gradë e njerëzve të krahut të djathtë dhe eulijave (miqve) të Allahut, atyre që i frikësohen si duhet Atij!
📚 سير أعلام النبلاء” (٨٤/٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema