Loading

Ka thënë imam Ibnul Kajjim rahimehullahu teala!

Bazat e të gjitha gjynaheve, qofshin të mëdha apo të vogla, janë tri:

❶ lidhja e zemrës me të tjerë veç Allahut;
❷ bindja ndaj fuqisë inatçore;
❸ bindja ndaj fuqisë epshore.

E para është shirku. 
E dyta është padrejtësia.
E treta është shthurja dhe degjenerimi.

– Kulmi i lidhjes së zemrës me të tjerë veç Allahut është shirku: t’i bësh shok në adhurim Atij.

– Kulmi i bindjes ndaj fuqisë inatçore është vrasja.

– Kulmi i bindjes ndaj fuqisë epshore është zinaja.

Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i ka përmendur këto të trija në Fjalën e Tij:

{وَالَّـذِينَ لَا يَدْعـُونَ مَعَ اللهِ إِلَهـاً آخـَرَ وَلَا يَقْتُلُـونَ الـنَّفْسَ الَّـتِي حـَرَّمَ اللهُ إِلَّا بِالْـحَقِّ وَلَا يَزْنُـونَ}

{Dhe ata të cilët nuk adhurojnë të adhuruar tjetër veç Allahut, nuk vrasin njeri -gjë të cilën Allahu e ka ndaluar- përveçse me të drejtë dhe nuk bëjnë kurvëri.} [El Furkan: 68]

📚 الفوائد” (ص ١٠٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: