💬 Ka thënë el-àlāmeh ebul Hasen el-Mauerdij (v. 450 h) në “Edebud din ued Dunjā” (fq. 121-122):
Mbase disa pasues e kanë tepruar me dijetarin e tyre, aq sa mendojnë se fjala e tij është argument edhe nëse nuk vjen me argument dhe mendimi tij është argument edhe pse nuk vjen me argument, kam parë nga ky lloj një burrë që debatonte në një ulje dhe kundërshtari i tij u argumentua kundër tij me argument të saktë dhe përgjigja e tij ndaj këtij argumenti ishte: ky argument është i kotë dhe këndvështrimi i kotësisë së tij është: se shejkhu im nuk e ka përmendur atë, përderisa nuk e ka përmendur shejkhu nuk ka hajër në të!!!
Argumentuesi ngeli i habitur prej tij…, më pas ai m’u afruan mua dhe më tha: pasha Allahun më la pa gojë me injorancën e tij!
Dhe pjesa tjetër e njerëzve u distancuan nga kjo injorancë, prej tyre kishte që u tallën, prej tyre që u habitën dhe prej tyre që kërkuan mbrojtje tek Allahu nga kjo injorancë e çuditshme!
Përktheu: Abdur-Rahman Mema