Vlera e dhikrit pas namazit
Transmeton Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Në fund të çdo namazi, kush thotë 33 herë “SubhanAllah”, 33 herë “El-hamdulilah” dhe 33 herë “Allahu Ekber” -të gjitha bëjnë 99- dhe për të plotësuar njëqindëshen thotë: “La ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue hue ala kul-li shejin kadir”, i falen gjynahet qofshin edhe sa shkuma e detit.”
📚 Transmetoi Muslimi (597)
Përgëzim për atë thotë “Allahu Ekber” dhe “La ilahe il-lAllah” (S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Sa herë që thënësi i “La ilahe il-lAllah” e thotë atë, vetëm se përgëzohet; dhe sa herë që thënësi i “Allahu Ekber” e thotë atë, vetëm se përgëzohet»
I thanë: o i Dërguari i Allahut, a me Xhennet (përgëzohet)?
Tha: «Po!»
📚 صححہ الألباني “السلسلة الصحيحة” (١٦٢١)
Ebu Ubejdeh ibnu Abdullah ibnu Mes’ud (v. 81 h) -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Supozojmë se kemi një burrë të ulur mbi rrugë dhe me vete ka një rrobë të mbushur me dinarë; sa herë që kalon dikush, i jep 1 dinar; dhe supozojmë se pranë tij do kishim një tjetër i cili do bënte tekbir; e pra, thënësi i tekbirit do kishte shpërblim më të madh!
📚 حلية الأولياء” (٢٠٤/٤)”
Kujdes!
Al-lameh Salih ibnu Feuzan El-Feuzan Allahu e ruajttë:
Ka prej njerëzve që shejtani i bën neglizhent ndaj fjalës “La ilahe il-lAllah”: e thonë rrallë, nuk e përmendin Allahun me anë të saj vetëm se pak dhe nuk e përsërisin, pavarësisht se është e rëndë në peshore! Ajo është një fjalë madhështore, mirëpo pak janë ata që tregojnë kujdes ndaj saj. Vetëm ai që ka sukses prej Allahut e kujton dhe e mëson gjuhën me shqiptimin dhe përsëritjen e fjalës “La ilahe il-lAllah”.
📚 تفسير كلمةالتوحيد” (ص٧٧)”
Mbrohuni me edhkare
Ka thënë shejkh Ibnu Bazi -Allahu e mëshiroftë-:
Tekstet sheriatike prej edhkareve dhe lutjeve që kanë ardhur nga Profeti ﷺ, është më mirë që të bëhen në skajet e ditës, pas namazit të sabahut dhe pas namazit të ikindisë.
Dhe kjo është më e mirë sesa leximi i Kur’anit (në ato çaste), sepse ai (dhikri i sabahut dhe mbrëmjes) është adhurim i përkohshëm e i ikën mundësia me daljen e kohës specifike, ndërsa koha për leximin e Kur’anit është më e madhe.
📚 مجموع الفتاوى” (٣١٢/٨)”
Ka thënë shejkh Ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Tekstet sheriatike janë mbrojtje e fortifikuar, më e madhe sesa diga (penda) e Je’xhuxh dhe Me’xhuxhëve, mirëpo është për të ardhur keq se shumë prej njerëzve nuk dinë asgjë prej këtyre teksteve.
📚 تفسير جزء عم (ص ٣٥٥)
Ka thënë imam en-Nevevij -Allahu e mëshiroftë-:
Atij që i jepet sukses për të punuar me të gjitha edhkaret e sabahut dhe mbrëmjes, posedon një mirësi prej Allahut të Lartësuar dhe përgëzim. Kush nuk ka mundësi për të gjitha, le t’i përmbahet asaj që ka dëshirë prej përmbledhjeve të tyre, qoftë edhe një dhikër të vetëm sikur të bëjë.
📚 الأذكار” (ص ٧٦)”
Ka thënë hafizi Ibnus Salāh -Allahu e mëshiroftë-:
Ai që u përmbahet edhkareve të sabahut dhe të mbrëmjes, edhkareve pas namazeve dhe atyre të gjumit, llogaritet për atyre që e përmendin Allahun shumë.
📚 الأذكار” للنووي (ص ١٠)”
Ka thënë imam Ibnul Kajjim -Allahu e mëshiroftë-:
Në vazhdimësinë e dhikrit në rrugë, në shtëpi, në vendbanim, në udhëtim dhe në vende të ndryshme ka shtim të dëshmuesve të robit Ditën e Kijametit: me të vërtetë, vendi, shtëpia, mali dhe toka do të dëshmojnë për atë që bën dhikër Ditën e Kijametit: Ka thënë i Lartësuari:
{يومئذ تحدث أخبارها}
{Atë Ditë ajo do tregojë lajmet e saj.}
📚 الوابل الصيب” (ص٨١)”
U hapën për shkak të asaj fjale dyert e qiellit!
Transmetohet nga Ibnu Umer -Allahu qoftë i Kënaqur prej të dyve- të ketë thënë: Ndërsa po faleshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, njëri në mesin e njerëzve tha:
الله أكبر كبيرًا والحمد لله كثيرًا وسبحان الله بكرةً وأصيلًا
Allahu Ekber Kebiran, uelhamdulilahi kethiran, ue subhanAllahi bukraten ue esilen !
Allahu vërtet është më i Madhi! Lavdet e shumta janë vetëm për Allahun! I Madhëruar dhe i Lartësuar është Allahu, në mëngjes dhe në mbrëmje!
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush e tha një fjalë të tillë?”
Një person në mesin e njerëzve tha: Unë, o Dërguari i Allahut.
Tha: “Më habiti ajo (fjalë)! U hapën për shkak të saj dyert e qiellit!”
Ibnu Umeri tha: Qysh se e dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ ta thotë këtë, nuk i kam braktisur ato fjalë!
📚 رواه مسلم (٦٠١)، والترمذي (٣٥٩٢)، والنسائي (٨٨٥) وأحمد (٤٦٢٧)
📚 Transmetuan: Muslimi (601), et-Tirmidhij (3592), en-Nesa’ij (885) dhe Ahmedi (4627).
Shejkh Abdur-Rezzāk ibnu Abdul-Muhsin el-Bedër -Allahu e ruajttë- thotë:
Medito, Allahu të mëshiroftë, për madhështinë e shpërblimit kur muslimani thotë në lutjen e tij:
اللهم اغفر للمسلمين والمسلمات والمؤمنين والمؤمنات الأحياء منهم والأموات
“Allahumme’ gfir lilmuslimiine uel muslimaat, uel mu’minīne uel mu’mināt, el-ehjāi minhum uel emuāt”!
(O Allah, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, si të gjallët prej tyre, ashtu dhe të vdekurit!”
Ai merr shpërblim një të mirë (një sevap) për çdonjërin prej muslimanëve dhe muslimanëve, besimtarëve dhe besimtareve, të mëhershëmve prej tyre dhe të mëvonshmëve; e ato janë të mira që nuk llogariten!
📚 فـقه الأدعـية” (٢٢٩/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema