Ka thënë imam Ibnul Kajjim rahimehullah:
Fjala e të Lartësuarit:
{مثل الذين حملوا التوراة ثم لم يحملوها كمثل الحمار يحمل أسفارا}
{Shembulli i atyre që u ngarkuan për të punuar me Teuratin dhe më pas nuk punuan me të është si shembulli i gomarit që bart libra!} [El-Xhumuah: 5]
Ata që u ngarkuan për të punuar me Librin e Tij, për të besuar e medituar në të dhe për të thirrur tek ai dhe më pas e kundërshtuan, nuk e bartën vetëm se përmendsh, duke e lexuar pa meditim, pa kuptim, pa pasim, pa gjykim me të dhe pa punuar me detyrimet e tij, Allahu subhanehu i krahasoi me shembullin e gomarit që bart mbi shpinë një barrë me libra, i cili nuk e di se çfarë përmbajnë.
Ky shembull, ndonëse është për jehudët, sa i përket kuptimit, përfshin edhe atë që e mëson Kur’anin dhe më pas e braktis punën me të, nuk ia jep hakun dhe nuk kujdeset për të me një kujdes të vërtetë.
📚 إعلام الموقعين عن رب العالمين” (١٢٥/١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema