Ka thënë Pejgamberi ﷺ:
“Tre veta nuk futen në Xhennet:
Ai që e pi alkoolin në mënyrë kronike, ndërprerësi i lidhjeve farefisnore dhe ai që i beson magjisë”.
Ka thënë Abdur-Rahman ibnu Hasen El esh-shejkh -rahimehullah-:
E ka transmetuar Ahmedi dhe Ibnu Hibban në librin e tij “sahih”.
Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu edhe et-Tabaranij dhe el-Hakim i cili tha: hadithi është i saktë. Dhe është pajtuar me të edh-Dhehebij.
Fjala e tij: “Tre veta nuk do të futen në Xhennet”, është prej teksteve kërcënuese të cilat, të parët muslimanë të devotshëm e urrenin interpretimin e tyre.
Dhe ata kanë thënë: pranojini ato (tekstet kërcënuese) ashtu siç kanë ardhur, e ai që mundohet t’i interpretojë është në rrezik duke folur për Allahun pa pasur dituri.
Më e mira që mund të thuhet është: se çdo punë që nuk është idhujtari dhe mosbesim që të nxjerr nga populli Islam, i kthehet Dëshirës së Allahut, nëse e dënon, e dënon se e ka bërë mbushur kupën, e nëse e fal, kjo është prej Mirësisë së Tij, Faljes dhe Mëshirës së Tij.
Fjala e tij: “ai që e pi alkoolin në mënyrë kronike” dmth: e pi atë vazhdimisht.
Fjala: “ndërprerësi i lidhjeve farefisnore” dmth: të afërmit, ashtu siç ka thënë i Lartësuari: {Nëse ju do t’i kthenit shpinën Kur’anit dhe sunnetit e të bëni trazira në tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore}.
Fjala e tij: “i beson magjisë”, dmth pa përjashtim dhe prej saj është edhe falli.
Ka thënë edh-Dhehebij në librin e tij “Gjynahet e mëdha”: hyn në të mësimi i magjisë dhe puna e saj.
📚 فتح المجيد شرح كتاب التوحيد (ص ٣٤٣)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema