Sulejman ibnu Harb transmeton se një burrë dëshmoi tek Umer ibnul Khatabi radij Allahu anhu dhe ky i fundit i tha:
Në të vërtetë, unë s’të njoh. Sidoqoftë, fakti që s’të njoh, ty nuk të dëmton. Më sill dikë që të njeh.
Një burrë tha: E njoh unë o Prijës i Besimtarëve
I tha: Çfarë njeh prej tij?
Tha: Njoh drejtësinë.
Tha: A mos është fqinji yt më i afërt? A e di çfarë bën ai ditën dhe natën? A i di hyrjet dhe daljet e tij?
I tha: Jo.
I tha: A ke pasur me të shkëmbim dirhemësh dhe dinarësh, gjë e cila është argument për frikën ndaj Allahut?
Tha: Jo.
I tha: A të ka shoqëruar në udhëtim, gjë e cila është argument për sjelljet shembullore?
Tha: Jo.
I tha: Atëherë nuk e njihke.
Më pas ai i tha atij burri: Më sill dikë që të njeh.
📚 رواه العقيلي (٣٥٤) والبيهقي (١٢٥/١٠) وصححه الألباني في الإرواء (٢٦٣٧).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema