Loading

Ka thënë el-al’lameh Salih El-Feuzan – Allahu e ruajttë-:

Mos u nxito nga ajo që dëgjon prej njerëzve, veçanërisht në fund të kohës dhe numrit të madh të atyre që flasin dhe japin fetva dhe i përkatësohen dijes dhe mendimit, veçanërisht kur mediat janë modernizuar dhe ka filluar çdokush të flasë broçkulla dhe të flasë në emër të dijes dhe në emër të fesë, edhe njerëzit e humbjes, të sekteve të humbura dhe të devijuara kanë filluar të flasin tani në emër të fesë nëpër kanalet satelitore, rreziku është i madh, rreziku është shumë i madh.

Duhet që ti o musliman dhe veçanërisht ti o nxënës i dijes të vërtetosh gjithçka që dëgjon dhe të mos nxitohesh, bie detyrë mbi ty vërtetimi dhe njohja e burimit, (të pyesësh) kush e tha këtë, nga erdhi kjo ideologji? Më pas cilat janë referencat dhe argumentet e tij prej Kur’anit dhe Sunnetit, më pas ku ka mësuar, nga kush e ka marrë dijen, këto gjëra kanë nevojë për vërtetim, veçanërisht në këtë kohë, nuk merret dija nga çdokush që flet, edhe nëse flet letrare, është elekuent dhe orator dhe i tërheq dëgjuesit mos u mashtro prej tij, derisa të shohësh shkallën që ai posedon në dije, ndoshta fjalët e tij mund të jenë të pakta mirëpo ai është fakih e ndoshta fjalët e tij mund të jenë shumta, mirëpo ai është i paditur nuk ka asgjë prej fikhut, por ka magji në fjalë dhe i mashtron njerëzit se është dijetar, njeri i mençur, mendimtar se është kështu e ashtu dhe i largon ata nga e vërteta, nuk merren për bazë fjalët e shumta dhe të tepërta, ajo që merret për bazë është ajo që ai ka prej dijes dhe asaj që ka mësuar me themel, fjalët e pakta dhe që janë mësuar me themel, janë shumë më të dobishme sesa fjalët e shumta dhe të tepërta që nuk kanë dobi vetëm se fare pak.

Ky është realiteti në kohën tonë janë shtuar fjalët dhe është pakësuar dija, janë shtuar recituesit e Kur’anit dhe janë pakësuar fukahatë (të thelluarit në kuptimin e fesë) fjala është për fik’hun jo për leximin e shumtë, për cilësinë e fjalës apo fjalët e bukura.

📚 شرح “السنة” للبربهاري شريط (٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: