Loading

Ka thënë imam Abdul-Aziz ibnu Bãz -rahimehullah-:

Nuk ka dyshim se mynxyrat kanë hajër të madh për atë që bën durim dhe shpreson shpërblimin.

Ka thënë Allahu -xhel-le ue ‘alã-:

{وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ ۝ الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ}

{Përgëzoji durimtarët ۝ Të cilët kur i godet ata ndonjë fatkeqësi thonë: vërtet të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi} [el-Bekare: 155-156]

Tha Allahu Subhanehu:

{أُوْلَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ}

{Ata do të kenë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe ata të tillët janë të udhëzuarit} [el-Bekare: 157]

Profeti ﷺ ka thënë:

«Nuk ka njeri që e godet një fatkeqësi dhe thotë: vërtet të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, o Allah më shpërble për fatkeqësinë time ma zevendëso me një më të mirë sesa ajo në këmbim, vetëm se Allahu e shpërblen atë për shkak të fatkeqësisë së tij dhe ja zëvendëson me një më mirë sesa ajo në këmbim»

Në hadithin sahih:

«Atij që i vdesin tre fëmijë që nuk kanë arritur pubertetin, ata do të jenë për të mbrojtje prej Zjarrit»

Thanë: O i Dërguari i Allahut: po nëse janë dy?

Tha: «Edhe nëse janë dy»

Vdekja e fëmijëve është prej shkaqeve të shpëtimit të prindërve të tyre prej Zjarrit, nëse janë tre apo dy apo edhe më shumë se kaq.

Qëllimi është se në bërjen durim gjatë fatkeqësive ka një shpërblim dhe hajër të madh dhe në vdekjen e fëmijëve ka hajër të madh për prindërit e tyre, madje kjo është prej shkaqeve të hyrjes në Xhennet dhe shpëtimit nga Zjarri.

Lusim Allahun e Madhërishëm që t’u japë sukses muslimanëve dhe t’i ndihmojë ata në çdo të mirë.

https://binbaz.org.sa/fatwas/12557/المصائب-وفوائد-الصبر-عليها

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: