Loading

Ka thënë ibnul Kajjim -rahimehullah- në “Zaadul Me’ad” (4/170) në lidhje me rukjen nga mësyshi:

“Një grup prej selefëve kanë pasur mendimin se i shkruhen atij (të sëmurit) ajete prej Kur’anit dhe më pas e pi ujin e tyre.

Ka thënë Muxhahidi: nuk ka gjë që të shkruhet Kur’ani, të lahet dhe të pijë prej tij i sëmuri, ngjashëm me këtë ka ardhur nga Ebu Kilabeh, është përmendur nga ibnu Abbaasi -radij’Allahu anhuma-: se ai porositi që t’i shkruheshin gjurmë prej Kur’anit një gruaje që kishte vështirësi për të lindur t’i lante ato dhe të pinte prej tij.

Ka thënë Ejjub (es-Sekhtijanij): e kam parë Ebu Kilabeh që shkroi një letër prej Kur’anit më pas e lau me ujë dhe ja dha ta pijë një burri që kishte dhimbje”. Mbaroi fjala e tij -rahimehullah-.

Ka thënë Abdullah ibnu Ahmed:

I lexova babait tim: na ka treguar Ja’la ibnu Ubejd, na ka treguar Sufjan (sh.p. eth-Theurij), nga Muhamed ibnu ebij Lejla nga el-Hakem, nga Se’id ibnu Xhubejr dhe ky nga ibnu Abbaas -radij’Allahu anhuma- se ka thënë: Nëse një gruaje i vështirësohet lindja, le të shkruajë:

BismiLah la Ilahe il-laa Allahul Halijmul Kerijm, Subhane Allah Rabbil Arshil adhijm, elhamdulilah Rabbil Alemin.

Me Emrin e Allahut, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Urtë dhe Bujar, larg të metave është Allahu, Zoti i Arshit madhështor, lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

{Atë ditë kur ta shohin atë, do t’u duket sikur kanë qëndruar vetëm një mbrëmje apo mëngjes} [en-Nazi’at: 46]

{Atë ditë kur ata të shohin atë që ju është premtuar, do t’u duket sikur nuk kanë qëndruar një orë prej ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të pabindur} [el-Ahkaf: 35]

Tha babi im: na ka treguar Esued ibnu Amir me zinxhirin e tij me atë kuptim dhe tha: shkruhet në një enë të pastër dhe pihet nga uji i saj dhe spërkatesh pa kaluar kërthizën, tha Abdullah: e kam parë tim atë që t’i shkruante në një gotë qelqi apo në diçka të pastër.

📚 مجموع الفتاوى” (٦٥/١٩)”

Ka thënë el-Imam en-Neueuij -rahimehullah- në “Mexhmu’a” në vëllimin e dytë se:

Nëse Kur’ani shkruhet në enë dhe më pas e lan dhe e pi atë ujë i sëmuri, el-Hasen El-Basrij, Muxhahidi, Ebu Kilabeh, el-Euzaa’ij kanë thënë: se kjo nuk përbën problem, ndërsa en-Nekha’ij e ka urryer.

U pyet esh-shejkh Muhamed ibnu Ibrahim el esh-shejkh -rahimehullah-:

A lejohet që të shkruhen për të sëmurin disa ajete të Kur’anore në një enë ta lajë atë dhe më pas të pi nga ai ujë?

U përgjigj: nuk duket se ka problem në lejimin e saj. Ibnul Kajjim -rahimehullah- ka përmendur se një grup prej selefëve kanë pasur mendimin që të shkruhen për të sëmurin ajete prej Kur’anit dhe më pas ta pijë ujin e tyre.

📚 فتاوى الشيخ محمد إبراهيم” (٩٤/١)”

Ka ardhur në “Feteua el-Lexhnetid Dãimeh” (1/97):

Sa i takon shkrimit të ajeteve me ujë trëndafili dhe shafrani e të ngjashme me to, pastaj zhytja e tyre në ujë dhe pirja e ujit të tyre apo leximi mbi mjaltë dhe qumësht etj, fërkimi i trupit me misk dhe ujë trëndafili që janë lexuar mbi të ajete Kur’anore nuk ka gjë në këtë dhe kjo është e bazuar në atë që kanë vepruar selefët.

Ka thënë esh-shejkh ibnu Baz -rahimehullah-:

Sa i takon shkrimit të ajeteve dhe lutjeve sheriatike me shafran në sahane të pastra ose në letra të pastra, më pas larja dhe pirja e ujit të tyre nga i sëmuri nuk ka gjë në këtë, e kanë vepruar këtë shumë prej selefëve të ummetit, ashtu siç e ka sqaruar atë el-Al’lameh ibnul Kajjim -rahimehullah- në “Zãdul Me’ad” dhe jo vetëm, nëse ai e bën këtë është i njohur si njeri i hajrit dhe devotshmërisë.

📚 فتاوى إسلامية (٣٠/١)

Ka thënë gjithashtu:

Nuk dimë të ketë ndonjë ndalesë, edhe pse është më mirë që të lexohet mbi të sëmurin dhe t’i fryhet atij ose t’i lexojë vëllai i tij në dorën apo këmbën apo në vendin ku ka dhimbje, ashtu siç veproi Pejgamberi -alejhis salatu ues selãm-, mirëpo nëse lexon në ujë dhe pi prej tij dhe spërkatet me atë ujë ose shkruan ajete dhe lutje në një enë me shafran ose në një letër dhe e lan atë dhe e pi atë nuk ka gjë në të, e kanë vepruar një grup prej selefëve, ndaj nuk ka gjë në këtë, porse më e mira, më parësore dhe më e dobishme është ajo që ka vepruar Pejgamberi -alejhis salatu ues selaam- me veten e tij nëse nuk ndihej mirë.

Kur ai dëshironte të flinte frynte mbi duar dhe fshinte me to aq sa të mundej prej trupit të tij, kur ai -alejhis salatu ues selãm- u sëmur me sëmundjen e fundit, ishte Aishja -radij’Allahu anha- që e bënte këtë gjë në vend të tij, ja merrte duart dhe lexonte në to dhe me to i fshinte aq sa mundej prej trupit të tij -alejhis salatu ues selaam- duke vepruar sipas asaj që ai vepronte kur ishte mirë me shëndet.

Pejgamberi ﷺ i lexoi në ujë Thabit ibnu Kajs ibnu Shemmaas -radij’Allahu anhu- dhe më pas e derdhi ujin mbi të.

⭕ Larja e trupit me ujin e lexuar

U pyet esh-shejkh ibnu Baz -rahimehullah-

A lejohet larja me ujin e lexuar në banjo?

U përgjigj: po, larja me ujin e lexuar në banjo nuk ka problem.

📚 فتح الحق المبين” (ص/٣٥١)”

U pyet esh-shejkh Salih ibnu Feuzan el-Feuzãn:

A i lejohet njeriut të lahet me ujin e lexuar në banjo?

U përgjigj: nuk ka pengesë që të lahet me ujin e lexuar në banjo.

Disa njerëz të dijes e kanë urryer këtë gjë.

Ka thënë el-Khalãl: nuk është e pëlqyer të lahesh me të sepse uji i larjes kalon nëpër kanalet e ujërave të zeza dhe bie detyrë që uji i Kur’anit të jetë larg kësaj, ndërsa pirja e tij nuk ka problem për shkak të asaj që përmban prej shërimit.

📚 الآداب الشرعية (٤٥٦/٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: