Ka thënë Se’id ibnu Amër ibnu Se’id el-Eshdak el-Emeuij se Haxhaxhi ndjeu diçka në veten e tij dhe urdhëroi një nga truprojat e tij, ai mori një shtizë të helmuar dhe me të goditi këmbën e Ibnu Umerit -radij’Allahu anhu- në kohën e Haxhit. Ai u sëmur për shkak të saj me sëmundjen e vdekjes, i erdhi Haxhaxhi për ta vizituar dhe i tha: “Nëse do ta dija kush të ka goditur do t’ia kisha prerë kokën”
Abdullahu (Ibnu Umeri) i tha: “Ti më godite”
I tha: “Si kështu?”
Ibnu Umeri i tha: “Ditën kur fute armët në Meke”
Kur doli Haxhaxhi, Ibnu Umeri tha:
“Për tre gjëra më vjen keq nga kjo dynja:
Etjen gjatë agjerimit në ditët e nxehta, namazin e natës dhe që nuk e kam luftuar grupin tiran, i cili na ra për hise.”
📚 الطبقات الكبرى لابن سعد – عبد الله بن عمر بن الخطاب
Ka përmendur Ibnul Ethir el-Xhezerī rahimehullah në “Usdul Gabeh fi ma’rifetis sahabeh”:
Vdiq Ibnu Umeri radij’Allahu anhuma dhe namazin e xhenazes ia fali Haxhaxh ibnu Jusuf eth-Thekafi.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema