Loading

Shejhu i Islamit, Ibnu Tejmijjeh (rahimehullah), filloi të jepte mësim në Xhaminë Umeuij në vitin 683 h, kur ishte vetëm 22 vjeç.

Për këtë ngjarje, Hafizi Ibnu Kethir el-Dimeshkij (vd. 774 h) – Allahu e mëshiroftë – shkruan:

“Më pas, shejkhu Takijud-din filloi të jepte mësim ditën e Xhuma, më 10 Safer, në Xhaminë Umeuij, pas namazit të Xhumasë, në një minber të përgatitur posaçërisht për të, ku shpjegonte Kur’anin Famëlartë.

Ai nisi të shpjegonte Kur’anin nga fillimi i tij, dhe shumë njerëz mblidheshin rreth tij për shkak të dijeve të tij të larmishme, të kombinuara me devotshmërinë, asketizmin dhe përkushtimin e tij në adhurim. Emri i tij u bë i njohur, dhe lajmet për të u përhapën gjerësisht nga udhëtarët, ndërsa ai vazhdoi kështu për një kohë të gjatë.”

📚 البداية والنهاية: (٥٩٣/١٧)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: