Thotë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Nëse i sheh njerëzit të mblidhen para dyerve të spitaleve dhe janë neglizhentë ndaj dyerve të xhamisë, atëherë dije se gjendja nuk është e mirë.
Sepse përkushtimi dhe përkujdesja e tyre për shërimin e sëmundjeve fizike dhe jo atyre kardiake është argument se sëmundja nuk është shëruar, Allahu na ruajttë!”
📚 “فتح ذي الجلال والإكرام” (٢٧٣/٣)
Harun er-Rashid kishte një mjek të krishterë që ishte mjek i aftë.
Njëherë ky i tha njërit prej dijetarëve: në librin tuaj nuk ka asgjë prej mjekësisë!
Ai dijetari i tha: Allahu e ka mbledhur të gjithë mjekësinë në një gjysëm ajeti prej librit tonë.
I tha: cili është ai?
Tha: Fjala e Tij:
﴿وَكُلوا وَاشرَبوا وَلا تُسرِفوا﴾
{hani dhe pini dhe mos e teproni} [el-E’araf: 31]
U çudit doktori i krishterë dhe ky ajet i Kur’anit e bëri të heshtë.
📚 الآداب الشرعية” لابن مفلح (٢\٣٥٣)”
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
﴿وَقَالَ الرَّسُولُ يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَـٰذَا الْقُرْآنَ مَهْجُوراً﴾
{E i dërguari tha: “O Zoti im, vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an!”}
Ka thënë el-al’lameh Muhamed el-Emin esh-Shinkitij -rahimehullah- në shpjegimin e këtij ajeti:
Duhet që çdo musliman t’i frikësohet kundërshtimit të Zotit të tij dhe të meditojë rreth këtij ajeti fisnik ta shoh shpesh atë dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Dhe të mendojë për veten e tij sesi të dalë nga kjo gjendje kritike dhe gjemë e madhe, e cila i ka kapluar vendet muslimane, që është braktisja e Kur’anit.
📚 أضواء البيان” (٧ /٢٦٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema