Loading

Ka përcjellë imam Muslim -rahimehullah- në Sahihun e tij nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Sejhãni, Xhejhãni, Eufrati dhe Nili të gjithë janë prej lumenjve të Xhennetit».

📚 Transmetoi Muslimi (Hadithi nr. 7340)

Shpjegimi i Hadithit:

Ka thënë en-Neueuij -rahimehullah-:

Fjala e tij ﷺ:

«Sejhãn, Xhejhãni, Eufrati dhe Nili të gjithë janë prej lumenjve të Xhennetit».

Dije se Sejhãni dhe Xhejhãni nuk janë Sejhuni dhe Xhejhuni.

Sa i përket Sejhãnit dhe Xhejhãnit të përmendur në këtë hadith të cilët janë prej lumenjve të Xhennetit në vendet e Armenëve, Xhejhãni është lumi i Mopsuestias dhe Sejhãni është lum i Adanas, ato janë dy lumenj shumë të mëdhenj, më i madhi i tyre është Xhejhãni kjo është fjala e saktë në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Ama fjala e el-Xheuharij në “Sihahun” e tij se Xhejhãni është lum në Sham është gabim, ose ndoshta e ka thënë në mënyrë figurative për shkak se ai buron në vendet e armenëve dhe ato vende janë afër Shamit.

Ka thënë El-Hazimij: Sejhãni është lum në Mopsuestias, dhe ai nuk është lumi Sejhun.

Ka thënë autori i “Nihajetul Garibil Hadith” Sejhaani dhe Xhejhãni janë dy lumenj në kryeqendrat Mopsuestias dhe Tarsus, kanë rënë konsensus se Xhejhuni me shkronjën “u” është lum pas Khorasanit në Belekh (në Afganistan) dhe se ai nuk është Xhejhãni, po ashtu Sejhuni nuk është Sejhãni.

Ama fjala e El-Kadij ‘Ijjãd se këto katër lumenj janë lumenjtë më të mëdhenj të vendeve Islame, Nili në Egjipt, Eufrati në Irak, Sejhaani dhe Xhejhaani, thuhet ndryshe edhe: Sejhun dhe Xhejhun në vendet e Khorasanit refuzohet në disa këndvështrime:

I pari: fjala e tij: “Eufrati është në Irak” ndërsa ai nuk është në Irak por është ndarës në mes Shamit dhe Gadishullit arabik.

I dyti: Fjala e tij se thuhet për Sejhãnin dhe Xhejhãnin se është Sejhun dhe Xhejhun, duke i bërë ato sinonime nuk është ashtu, përkundrazi Sejhãni nuk është Sejhuni dhe Xhejhãni nuk është Xhejhuni me konsensus të njerëzve ashtu siç parapriu.

I treti: se Xhejhuni dhe Sejhuni janë në vendet e Khorasanit ndërsa Sejhãni dhe Xhejhãni janë në vendet e armenëve pranë Shamit dhe Allahu e di më së miri.

📚 شرح النووي على مسلم (١٨ /١٧٦)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: