![]()
Imam Muslimi transmeton në Sahihun e tij (2839), nga Ebu Hurejreh -radij’Allahu anhu- i cili ka thënë:
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Sejhani dhe Xhejhani, Eufrati dhe Nili: të gjithë janë prej lumenjve të Xhennetit.»
Thotë shejkh Ibnul Uthejmini rahimehullah:
“Disa dijetarë kanë thënë: ata janë vërtet prej lumenjve të Xhennetit, por kur kanë zbritur në dynja, mbi ta ka mbizotëruar natyra e lumenjve të kësaj bote dhe janë bërë prej lumenjtë të saj…
Për këtë çështje dijetarët kanë disa interpretime:
- Se ata janë realisht prej lumenjve të Xhennetit, por kur kanë zbritur në tokë, kanë marrë gjykimin e lumenjve të kësaj bote.
- Se ata nuk janë realisht prej lumenjve të Xhennetit, por janë lumenjtë më të pastër dhe më të mirë; prandaj Profeti ﷺ i ka përshkruar kështu, me qëllim ngritjen e vlerës së tyre dhe lavdërimin e tyre.
Allahu e di më së miri se çfarë ka pasur për qëllim i Dërguari i Tij ﷺ.”
📚 “Sherhu i Rijadus-Salihin” (6/674).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema