💬 Ka thënë el-ál’lãmeh Salih ibnu Feuzãn el-Feuzãn -Allahu e ruajttë-:
Sa njerëz shohim që garojnë për kërkimin e dynjasë, duke rendur, kanë frikë se mos u ikën!
I shohim ata të ulen dhe të vonohen nga prezantimi në xhami për të kryer 5 namazet të cilat janë shtylla e fesë,
Sa njerëz shohim të ulen në rrugë dhe dyqane me orë të tëra dhe ndoshta durojnë edhe të nxehtin e madh për të kërkuar dynjanë!
Ndërkohë që nuk i shohim ata të durojnë ulur disa minuta të kufizuara në xhami për të kryer namazin apo leximin e Kur’anit.
Sa prej të rinjve të muslimanëve i shohim të garojnë për fushat e topit dhe të paguajnë lekë për të marrë biletat e hyrjes, më pas mblidhen bashkë me mijëra dhe ndoshta e kalojnë ditën dhe gdhihen duke qëndruar në këmbë me shikime të ngulitura me trupa të lodhur dhe me zëra të ngjirur, shohin lojtarët se kush prej tyre do të fitojë?
I durojnë këto lodhje në rrugë të shejtanit, nëse thirren, për të falur namazet në xhami, me thirrjen: eja në namaz, eja në shpëtim, verbohen dhe shurdhohen dhe kthejnë shpinën sikur muezini po i thërret për në burg apo kërkon prej tyre fajin.
{Nëse u thuhet atyre bini në ruku nuk bien, atë ditë do jetë mjerim për përgënjeshtruesit}
{42. Ditën (e Kiametit), kur të zbulohet Kërciri, ata do të thirren për t’u përulur në sexhde, por nuk do të munden!
- Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar)}
O ju muslimanë: kjo është gjendja e shumë prej nesh sot, përkushtimi ndaj dynjasë dhe lënia pas dore e Botës Tjetër, nuk marrim mësim nga ata që kanë kaluar!
Nuk shohim ata që janë përreth nesh!
Nuk ndikohemi nga këshilla!
Lusim Allahu të na mundësojë pendimin dhe të na zgjojë zemrat tona prej neglizhencës me të vërtetë Ai është Dëgjuesi, që i përgjigjet lutjes.
📚 “التحذير من الاغترار بالدنيا”، الخطب المنبرية (١/ ٣١٣ – ٣١٤)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema