Loading

I thanë imamit të banorëve të Hixhazit Sufjan ibnu Ujejneh rahimehullah:

Si është puna me njerëzit e tekave që kanë dashuri të madhe për tekat e tyre?!

  • dmth për bidatet e tyre

Ai tha: a e harrove Fjalën e Allahut:

{وأُشرِبوا في قلوبهم العِجل بكفرِهم}

{Dhe zemrat e tyre gëlltitën adhurimin e viçit si pasojë e mosbesimit të tyre}

Dhe njerëzit e tekave te selefët e devotshëm ishin “njerëzit e bidateve”.

U quajtën kështu, sepse në çështjen e bidateve ndjekin tekat e tyre dhe jo argumentet sheriatike dhe atë mbi të cilën ishte Profeti ﷺ dhe shokët e tij, prej besimit, fjalës dhe veprës.

Ka thënë imam esh-Shafi’ij rahimehullah nga frika e vdekjes me bidate: “Që ta takojë robi Allahun me çdo gjynah përveç shirkut, është më e mirë sesa ta takojë Atë me diçka prej tekave!”

  • dmth me diçka prej bidateve

Shkroi: Abdul-Kãdir el-Xhunejd

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: