Loading

Ka thënë el-Imam ibnul Kajjim -rahimehullah-:

“Dhe më e çuditshmja është se njeriu e ka të lehtë ruajtjen dhe distancimin nga ngrënia e haramit, nga padrejtësia, nga zinaja, nga vjedhja, nga pirja e alkoolit, nga shikimi i haramit dhe jo vetëm, ndërkohë që e ka të vështirë të ruhet nga lëshimi i gjuhës së tij, saqë sheh një person, i cili njihet si njeri fetar, asket dhe adhurues i Allahut, mirëpo thotë një fjalë që meriton Zemërimin e Allahut e nuk i kushton rëndësi dhe me një fjalë të vetme zbret në Zjarr më larg sesa largësia midis lindjes dhe perëndimit.

Sa e sa veta kemi parë që distancohen nga veprat e turpshme dhe padrejtësia, ndërkohë që gjuha e tij lëshohet mbi nderet e të gjallëve dhe të vdekurve dhe nuk i kushton rëndësi asaj që thotë”.

📚 الجواب الكافي (ص١٥٩)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: