Ka thënë shejkh Rabi ibnu Hadī el-Medkhalī Allahu e ruajttë:
Kur shkova në Sudan në qytetin e Port Sudan, më pritën të rinjtë “Ensārus Sunnet-it” dhe më thanë: o shejkh, do të vëmë në pah diçka.
U thashë: po, urdhëroni…
Thanë: fol me çfarë të dëshirosh, thuaj: ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut, shaji me çfarë të dëshirosh bidatet dhe devijimet, siç është lutja e të tjerëve krahas Allahut, siç është therja, zotimi, kërkimi i ndihmës, e kështu me radhë, mirëpo mos thuaj: filan grup dhe as filan shejkh! Mos i thekso tixhanitë, as batinitë dhe as të krerët e tyre, mirëpo rradhit doktrinat e tyre dhe do shohësh që do e pranojnë të vërtetën prej teje.
U thashë: në rregull, ndoqa këtë rrugë dhe kam gjetur një pranim të madh prej njerëzve.
Mos mendo o nxënës dijeje, se prej përsosmërisë së metodologjisë së vërtetë është sharje medoemos e shujukhëve të tyre!
Vërtet, Allahu subhanehu ue te’ala thotë:
وَلَا تَسُبُّوا الَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللهِ فَيَسُبُّوا اللهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ
{Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija.} [El-En’am: 108]
Të shash shejkhun, apo të thuash: i devijuar apo është kështu! Apo filan tarikat është ashtu, ata kështu largohen prej teje dhe në këtë mënyrë ti merr gjynah dhe bëhesh prej atyre që i largojnë njerëzit nga e vërteta dhe bëheni prej atyre që ua bëjnë të urrejtur atë.
Profeti ﷺ kur e dërgoi Mu’ãdh-in dhe Ebu Musën -Allahu qoftë i Kënaqur prej të dyve- në Jemen u tha:
«Lehtësojuani njerëzve gjërat dhe mos ia vështirësoni, jepuni atyre lajme të mirë dhe mos i bëni ta urrejnë të vërtetën!»
Kjo është prej rrugëve te të cilat ka lehtësim dhe përgëzim, dhe nuk ka largim nga e vërteta. Pasha Allahun, në çdo xhami që kam hyr kam parë gëzim në fytyrat e tyre dhe nuk kisha mundësi të dilja për shkak të numrit të madh të njerëzve që donin të më jepnin dorën dhe të më përshëndetnin.
Më pas krerët e sufizmit -shejtanët- e vunë re rrezikun e kësaj rruge dhe kësaj metodologjie në thirrjen për tek Allahu. Kësisoj ata u mblodhën, thurrën kurthe dhe përgatitën një fjalë me të cilën do të më refuzonin dhe më shpallën se do të mbajmë një ligjëratë në një shesh të madh.
U mblodhëm në këtë shesh dhe e mora fjalën unë, u ngrit i madhi i tyre dhe komentoi fjalën time dhe filloi të bëjë të lejuar kërkimin e ndihmës nga të tjerët veç Allahut, teuesulin, dhe foli me shtrembërimin e Atributeve të Allahut dhe foli e foli aq sa i mbështeti të gjitha gjërat e kota me keqinterpretime.
Kur ai përfundoi -dhe ai nuk kishte argumente, por erdhi vetëm me hadithe të dobëta dhe fabrikuara dhe erdhi me fjalët e pasuesve të aristokratit.
Unë thashë: o tog i njerëzve, ju e dëgjuat fjalën time dhe nuk thashë gjë tjetër vetëm se: ka thënë Allahu ka thënë Profeti, kanë thënë dijetarët kompetentë, kurse ky njeri erdhi me hadithe të fabrikuara dhe nuk u mbështet tek asgjë prej Kur’anit!
A e dëgjuat të thotë: ka thënë Allahu kështu për lejimin e kërkimit ndihmës përveç Tij?! Dhe për lejimin e teuesulit?! A dëgjuat prej tij fjalë të dijetarëve të mëdhenj siç është Maliku dhe të ngjashmit me të?!
Nuk i dëgjuat këto, por dëgjuat hadithe të fabrikuara dhe të dobëta dhe fjalë të njerëzve që janë të njohur si supersticiozë!
U ngrit supersticiozi të shajë dhe ofendojë! Ndërsa unë po qeshja, as nuk e shava e as nuk e ofendova dhe nuk i thashë gjë tjetër përveç se: Allahu të bekoftë, Allahu ta shpërbleftë me të mira…!
U ndamë, pasha Allahun, që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, ditën e dytë njerëzit filluan të flisnin nëpër xhami dhe tregje se sufizmi u mposht.
Kështu që o vëllezër, mësojini këto mënyra sheriatike dhe të sakta! Qëllimi është udhëzimi i njerëzve dhe futja e së vërtetës në zemrën e tyre.
📚 مجموع الكتب والمقالات” (١/ ٤٧٧-٤٧٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema