Loading

El-al’lameh Ibnu Uthejmin rahimehullah ka thënë:

Dihet qartë se nëse njeriu dyshon në çështje fetare, gjëra për të cilat duhet të jetë i bindur, atëherë ai nuk e ka kryer detyrën, domethënë besimin në Allah, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe Kaderin, për të mirë a për të keq. Besimi në këto duhet të jetë me bindje, ndaj nëse njeriu dyshon në diçka prej tyre, është jobesimtar. Jobesimtarët u fusin muslimanëve dyshime, madje disa liderë të tyre e kanë thënë hapur: “Mos u lodhni për ta nxjerrë muslimanin nga feja e tij për në fenë e të krishterëve, por thjesht mjaftohuni duke i futur dyshime në fenë e tij. Nëse i fusni dyshime, ia keni prishur fenë. Kaq mjafton. Nxirreni nga kjo “parajsë” dominimi, lavdie dhe dinjiteti! Kaq mjafton. Ama të mundoheni që ta konvertoni në fenë tonë (shton Ibnul Uthejmin: fe e cila është e ndërtuar mbi devijim e humbje) nuk është e mundur.”

(Vazhdon shejhu:)
Kjo sepse të krishterët, siç ka ardhur në hadithin nga Profeti ﷺ, janë të humbur. Edhe pse feja e Mesihut alejhis selaam ishte fe e vërtetë, ajo ishte e tillë në kohën e saj, domethënë para se të anulohet me Shpalljen e Profetit ﷺ. S’ka dyshim se udhëzimi dhe e vërteta janë tek Shpallja me të cilën erdhi Profeti ﷺ.

📚 شرح رياض الصالحين” (١ /٢٢-٢٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: