Loading

El-Kurtubī -rahimehullah- ka përmendur në tefsirin e tij se:

Dijetarët ka rënë në mospajtim në lidhje me emrin e Dhul Karnejnit dhe për shkakun e emërimit të tij me këtë llagap.

Sa i përket emrit të tij është thënë: se ai është Aleksandri, mbreti grek.

Është thënë se ai e kishte emrin Hermes.

Gjithashtu është thënë se e kishte emrin Herdis.

Ka thënë ibnu Hishami: ai e kishte emrin es-Sa’bu ibnu Dhī Jezine el-Himjerī prej bijve të Uail ibnu Himjer.

Sa i përket mospajtimit rreth shkakut të emërtimit të tij me këtë llagap atëherë është thënë se:

Ai kishte dy gërsheta në kokë dhe emërtua për shkak të tyre.

Është thënë se ai pa në ëndërr në fillim të mbretërimit të tij se ai kapi dy brirët e diellit.

Është thënë: sepse ai shkoi në lindje dhe në perëndim dhe zotroi të dy skajet e botës.

Ka thënë një grup njerëzish: kur ai mbërriti në vendin e lindjes së diellit zbuloi me anë shikimit brirët e tij dhe për këtë u emërtua me këtë llagap.

Ka thënë Uehbu ibnu Munebbih: ai kishte dy brirë poshtë çallmes së tij. Mbaroi fjala Kurtubit në mënyrë të përmbledhur…

📚 “El-Xhami’u li Ehkamil Kur’an” (11/46-47)

Ibnu Kethiri -rahimehullah- ka thënë:

“Allahu i Lartësuar e ka përmendur Dhul Karnejnin dhe e ka lavdëruar dhe ka përmendur se ai ka shkelur nga lindja në perëndim, se ka zotëruar shumë vende dhe mbizotëruar mbi popujt e këtyre vendeve, si dhe ka gjykuar me drejtësi të plotë..

✔️ E sakta është: se ai ka qenë mbret prej mbretërve të drejtë”

Gjithashtu ibnu Kethiri -rahimehullah- ka thënë:

“El-Erzakij ka përmendur dhe jo vetëm se Dhul Karnejni e ka pranuar Islamin në sajë të Ibrahimit dhe së bashku me të ka bërë tauaf rreth Qabes, ai dhe Ismaili -alejhis selam-.

Dhe sa për meqedonin grek, pastaj egjiptianin, ndërtuesin e Aleksandërisë, ai ka jetuar në kohën e romakëve dhe ka qenë më vonë sesa i pari me një diferencë të madhe në kohë. Ky (Aleksandri) ka qenë afërsisht 300 vite përpara Mesihut -alejhis selam- dhe ka pasur si ministër të tij filozofin Aristoteli, ai që vrau Daran të birin e Dara-s, nënshtroi mbretërit e Persisë dhe u mori tokat atyre.

Kemi tërhequr vëmendjen ndaj kësaj, sepse shumë njerëz besojnë, se ata të dy janë i njëjti person dhe se ai që është përmendur në Kur’an është ai që kishte për ministër të tij Aristotelin, e për shkak të kësaj ndodh një gabim dhe shthurje e madhe me shtrirje të gjerë.

Sa për të parin, ai ishte rob i Allahut, besimtar i devotshëm dhe mbret i drejtë.

Dhe sa për të dytin: ai ishte mushrik (idhujtar) dhe ministri i tij ishte filozof dhe midis tyre kishte një diferencë në kohë prej 2 mijë vitesh.

Ku është ky me atë? Nuk janë të njëjtë dhe nuk i ngatërron ata, vetëm një i marrë, që nuk di t’i dalloj gjërat.” Mbaroi fjala e tij në mënyrë të përmbledhur…

📚 “el-Bidajetu uen Nihajeh” (2/122-125)

Ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah-: “Aristoteli ishte përpara Mesihut të birit të Merjemes -alejhis selam- afërsisht 300 vite dhe ai ishte ministër i Aleksandrit të Maqedonisë i biri Filipit, i cili nënshtroi persianët…dhe nuk është ky Aleksandri që është përmendur në Kur’an, siç mendojnë një grup njerëzish, me të vërtetë ai i ka paraprirë këtij dhe i pari është ai që ndërtoi barrierën e Je’xhuxhëve dhe M’axhuxhëve, ndërsa ky maqedonësi nuk ka mbërritur deri tek barriera, ai i pari ishte adhurues i Allahut që e veçonte Atë me adhurim, ndërsa ky maqedonësi ishte mushrik, ai dhe banorët e vendit të tij Greqisë ishin idhujtarë që adhuronin planetet dhe idhujt.”

📚 “Minhaxhus sunnetin Nebeuijeh” (1/220) dhe Mexhmu’ul Feteua (11/171-172).

Ka thënë ibnu Haxheri -rahimehullah-: “Dijetarët kanë rënë në mospajtim në lidhje me Dhul Karnejnin:

Është thënë: se ai ishte profet.

Është thënë: se ai ishte melek prej melekëve.

Thuhet gjithashtu: se ai ishte mbret. Dhe ky është mendimi i shumicës”.

Ibnu Haxheri gjithashtu ka thënë: Aleksandri i Greqisë ishte afër kohës së Isait -alejhis selam- dhe periudha në mes Ibrahimit dhe Isës është më shumë se 2 mijë vite, dhe ajo që duket është se Aleksandri që erdhi më vonë iu vu ky llagab Dhul Karnejn si përngjasim me atë që ishte para tij, për shkak të gjerësisë së pushtetit të tij, dhe pushtimit të shumë vendeve ose për shkak se ai mposhti persianët dhe vrau mbretin e tyre dhe bashkoi dy mbretëritë e mëdha dhe iu vu ky llagab për shkak të kësaj.

E vërteta është se ai për të cilin flet Kur’ani është i pari.

Dhe ndryshimi midis tyre është në disa pika:

E para: ajo që përmenda…

E dyta: është se Aleksandri ishte mosbesimtar dhe mësuesi i tij ishte Aristoteli, i cili ishte nën urdhrat e tij dhe ishte prej mosbesimtarëve, pa as më voglin dyshim.

E treta: Dhul Karnejni ishte prej arabëve, ndërsa Aleksandri ishte prej Grekëve. Mbaroi fjala e tij në mënyrë të përmbledhur.

📚 “Fet’hul Barī Sherhu Sahihil Bukhari” (6/382-383)

Ka thënë esh-Shejkh ibnu Uthejmini -rahimehullah-: Ai ishte mbret i drejtë, jetoi në kohën e Ibrahimit -alejhis salatu ues selam- thuhet se ai bëri tauaf me Ibrahimin rreth Qabes, dhe Allahu e di më së mirë.

📚 “Feteua Nur aled derb” (4/60)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: