Sa ishte numri i atyre që shoqëruan xhenazen e Imam Ahmedit?
Ka përmendur Ebu Zur’ate (er-Razij) se ata arritën në 2 milion e gjysëm!
Ka thënë El-Hafidh el-Uerak:
Nuk na ka ardhur ndonjë lajm që një turmë në xhahilitet apo në Islam të mblidhet në një xhenaze më shumë sesa turma që u mblodh në xhenazen e Ahmed bnu Hanbel!
Dhe pyetja që ngrihet është:
Ku ishin ata kur el-Imam Ahmed torturohej atë ditë, burgosej dhe ndalohej nga mësimdhënia për shkak të Akides Selefijeh tek e cila ftonte?
Ku ishin ata miliona që nuk e rrëzonin pushtetin dhe nuk e ndihmonin el-Imam Ahmed bnu Hanbel?
Nuk e bënë atë për shkak se el-Imam Ahmed -rahimehullah- u kishte mësuar atyre menhexhin e profetëve në refuzimin e udhëheqësve!
(El-Imam Ahmedi) ditën që u mblodhën fukahatë me të tha:
- Ju duhet ta refuzoni në zemrat tuaja
- Mos hiqni dorë nga bindja
- Mos derdhni gjakun tuaj dhe atë të muslimanëve krahas jush.
- Llogaritini çfarë pasojash mund të sjellë ajo që bëni.
- Bëni durim
Derisa të rehatohet i miri apo të rehatohet prej të ligut.
📚 الآداب الشرعية” لابن مفلح (١ /١٧٥)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema