Loading

Ka thënë mbreti Abdul-Aziz -rahimehullah-:

Perandoria Osmane ishte prej njerëzve më të afërt -që mund të përshkruhej si shtet Islamik-.

Ajo na luftoi në emër të Islamit dhe muslimanëve me një luftë të ashpër dhe na rrethoi nga çdo anë.

Mit’hat Pasha nga ana e Katifit dhe Ahsasë, e nga Hixhazi dhe Jemeni u vërsulën drejt nesh forca të shumta, si dhe nga veriu u vërsulën drejt nesh ushtritë e saj dhe na rrethuan nga çdo anë për të na shkatërruar dhe për të na goditur m’u në zemrën tonë.

Na luftoi me arsyen se -Uehabizmi- ishte medh’heb i ri, dhe se ai duhej luftuar, porse Allahu na dha fitore mbi ta, për shkak të fuqisë së Teuhidit i cili gjendej në zemra dhe besimit në gjokse, Allahu e di se Teuhidi nuk na pushtoi vetëm kockat dhe trupat, por na pushtoi zemrat dhe gjymtyrët dhe ne nuk e morëm Teuhidin si një mënyrë për të arritur synimet vetjake apo për të marrë plaçka të luftës, përkundrazi u kapëm pas tij me një akideh të shëndoshë dhe besim të fortë, që ta bënim Fjalën e Allahut të ishte më e larta.

📚 مختارات من الخطب الملكية” (١/ ٤٦-٤٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: