Loading

Nga shejkhu i nderuar Abdul-Aziz El esh-Shejkh-rahimehullah-

(1)

Kapitulli: në lidhje me prejardhjen e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Lartësuar thotë:

{ لَقَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِینَ إِذۡ بَعَثَ فِیهِمۡ رَسُولࣰا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ یَتۡلُوا۟ عَلَیۡهِمۡ ءَایَـٰتِهِۦ وَیُزَكِّیهِمۡ وَیُعَلِّمُهُمُ ٱلۡكِتَـٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَإِن كَانُوا۟ مِن قَبۡلُ لَفِی ضَلَـٰلࣲ مُّبِینٍ }

{Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar} [El ‘Imran: 164]

Ka ardhur në disa rivajete “nga prejardhja e tyre”.

Ka ardhur në Sahihun e Muslimit prej hadithit të Uathiletu bnu el-Eska’u -radij’Allahu anhu-: Se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Vërtet, Allahu e zgjodhi Kinaneh prej bijve të Isma’il-it dhe i zgjodhi kurejshët prej Kinaneh dhe zgjodhi prej kurejshëve benij Hashim dhe më zgjodhi mua prej benij Hashim». Sahih Muslim (4/1789, hadithi nr. 2276)

Ka ardhur në dy librat e saktë të hadithit el-Bukhari dhe Muslim prej hadithit të Ebij Sufjan-it -radij’Allahu anhu- rreth ngjarjes së tij me Herakliun dhe pyetjes që Herakliu i bëri atij në lidhje me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe prej atyre pyetjeve që i drejtoi: “Çfarë pozite ka prejardhja e tij në mesin tuaj”?

I thashë: ai vjen nga një prejardhje e shquar në mesin tonë… derisa Herakliu i tha Ebu Sufjan-it: të pyeta për prejardhjen, më the: që vjen nga nga një prejardhje e shquar, po ashtu dërgohen të dërguarit në prejardhjen e popullit të tyre.

Ky është artikulimi i Bukhariut.

U bë e qartë se ai ishe njeriu më i shquar nga prejardhja.

Ai është: Muhamedi i biri Abdullah-it, i biri Abdul-Mutalib-it, i biri i Hashim-it, i biri Abdu Menaf-it, i biri Kusejj-it, i biri Kilab-it, i biri Murrate, i biri Ke’ab-it, i biri Luejj-it, i biri Galib-it, i biri Fihr-it, i biri Malik-ut, i biri en-Nadr-it, i biri Kinanenete, i biri Khuzejmete, i biri Mudrikate, i biri i Iljas-it, i biri i Mudar-it, i biri i Nizaar-it, i biri i Me’ad-it, i biri Adnan-it.

Është e njohur saktësia e prejardhjes së Pejgamberit ﷺ deri këtu, janë pajtuar studiuesit e gjenealogjisë dhe nuk ka asnjë kundështim në mesin e tyre, dhe nga Adnani e sipër ka mospërputhje mendimesh në lidhje me të, Adnani është nga bijtë e Isma’il-it, të dërguarit të Allahut -alejhis selaam-, e ndërsa Isma’ili është i biri i Ibrahim-it -alejhis selaam-.

E ëma e Pejgamberit ﷺ është: Emineh e bija Uehb-it, i biri i Abdu Menaf-it, i biri i Zuhrate, i biri i Kilab-it, i biri i Murrate e deri në fund të prejardhjes së përmendur më lart, i ati i tij takohet me të ëmën tek gjyshi i të dyve Kilab i biri i Murrate.

Uehb-i (i ati i nënës së tij) në atë kohë ishte i pari i fisit benij Zuhrate nga preardhja dhe fisnikëria, e si rrjedhim iu bashkuan Pejgamberit ﷺ prejardhja e shquar nga ana e të atit dhe e të ëmës.

(2)

Kapitulli: “Në lidhje me lindjen e tij ﷺ”

Lindi Pejgamberi ﷺ në vitin e elefantit, pa pasur mospërputhje në mesin e studiuesve të biografive.

Lindja e tij ishte: ditën e Hënë në mënyrë prerë, për shkak të fjalës së tij ﷺ kur u pyet për agjerimin e ditës së Hënë?

Tha: «Atë ditë jam lindur, atë ditë jam dërguar si i dërguar, apo më zbriti shpallja» e transmetoi Muslimi (1/819, nr. 196) prej hadithit të Katades -radij’Allahu anhu-.

Sa i përket muajit të lindjes dhe datës së saj, ka pasur mospërputhje mendimesh:

Është thënë: në 12 të muajit “Rebi’ul Euel”.

Është thënë: në 8 të po atij muaji.

Është thënë: se ka lindur në Ramazan.

Është thënë: se ka lindur më 27 të muajit Rexheb, dhe kjo është më e çuditshmja e tyre.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Vijon….

Shpërndaje: