Loading

Pyetje drejtuar el-àl’lameh Rebi’u ibnu Hadij el-Medkhalij -Allahu e ruajttë-

Allahu ju dhëntë mirësi, kjo pyetje është nga të rinjtë selefij në Britani, të cilët pyesin për gjykimin e qëndrimit në vendet e kufrit, dhe kjo për shkak të padrejtësive që u bëhen atyre në disa vende muslimane? Si dhe gjykimin për marrjen e nënshtetësisë britanike?

Përgjigje: Allahu e di më së miri por 90% prej atyre që shkojnë në Evropë dhe SHBA nuk shkojnë për shkak të përndjekjes nga qeveritë, edhe nëse e përndjek qeveria le të bëjë durim.

Ahmed ibnu Hanbel -rahimehullah- kur u torturua a u arratis për në vendet e kufrit?

Unë ju pyes juve Ahmed ibnu Hanbel dhe të tjerë pos tij, e më pas Ibnu Tejmijjeh, kur e lënduan dhe e burgosën, a u arratisën ata për në vendet e kufrit?

E kështu, Allahu ju begatoftë, le të bëjë durim dhe të jetojë në vendin e tij, qoftë edhe në burg, kjo është më e mirë për të sesa të shkojë në Evropë apo në SHBA në veçanti. Ata kanë aktivitete dhe plane për rekrutimin e muslimanëve në shoqëritë e tyre dhe kthimin e tyre në të krishterë, në ateistë dhe renegatë,  këto janë plane të hershme, dhe tani po i vënë në zbatim ato! Shumë prej thirrësve dhe dijetarëve të së keqes përpiqen për rekrutimin e muslimanëve në shoqëritë evropiane.

Përse shkon te këto vende?! Përse nuk bën durim?! Edhe nëse të përndjek qeveria bëj durim, kjo është më e mirë për ty. Shumë prej tyre shkojnë pa i përndjekur kush, shkon për të ngrënë dhe për të pirë, për t’i shërbyer jehudëve dhe të krishterëve në vendet e tyre, poshtëron veten dhe Islamin. Allahu ju begatoftë.

Allahu -tebareke ue te’la- e ka premtuar furnizimin e Tij:

{وَمَن یَتَّقِ ٱللَّهَ یَجۡعَل لَّهُۥ مَخۡرَجࣰا ۝ وَیَرۡزُقۡهُ مِنۡ حَیۡثُ لَا یَحۡتَسِبُۚ}

{Kush i frikësohet Allahut, Ai i mundëson rrugëdalje (nga çdo vështirësi), dhe e furnizon atë andej nga nuk e pret}

Ti vetëm duhet t’i frikësohesh Allahut -azze ue xhel’le- dhe të vjen furnizimi andej nga nuk e pret, njeriu nuk vdes derisa t’i vijë ajo që është shkruar për të.

Shejtani ua zbukuron atyre shkuarjen për në vendet e perëndimit, që të jetojnë ashtu siç jetojnë kafshët në përulje dhe poshtërim, më pas belaja dhe rreziku i afrohen atij dhe familjes së tij. Kur yt bir të mbushë 6 vjeç, ku do të mësojë? Do të mësojë në shkollat e jehudëve, ateistëve, laikëve dhe të krishterëve, ku u mësojnë atyre fenë e tyre dhe nuk bëjnë dallim në këtë gjë! Allahu ju begatoftë.

Ndërsa marrjen e shtetësisë së huaj jomuslimane në vend të nënshtetësisë islamike, disa dijetarë e quajnë atë prej anuluesve të Islamit, ai nuk e merr këtë nënshtetësi derisa t’i nënshtrohet ligjeve të atyre vendeve dhe të dashurojnë dhe të urrejnë për të, dhe mund të bëhet gati për luftë kundër ushtrisë Islamike nëse ajo marshon kundër një vendi jobesimtar.

Ai konfrontohet me ushtrinë Islamike sepse është ushtar i armiqve të Allahut, dhe ndoshta e përgatisin atë për t’i luftuar muslimanët në vendet e tyre, ashtu siç ndodhi në Afganistan, rekrutuan muslimanët për të luftuar afganët dhe doli një fetva nga dijetarët e së keqes se i lejohet atij që të luftojë muslimanët për të siguruar njëherë e mirë nënshtetësinë e tij dhe të përforcojë dashurinë e tij për SHBA-në, dhe kjo është fetvaja e Kardauit i cili ka arritur një reputacion të madh te muslimanët me këtë fetva.

Allahu ju begatoftë dhe sa fetva të prishura ka ai! Lusim Allahun për shpëtim!

Sot janë ngritur aktivitete në perëndim për t’i realizuar këto qëllime, siç është rekrutimi i muslimanëve në shoqëritë e tyre perëndimore.

Si mund të shkosh atje në të tilla kushte?! Muslimanët duhet kthehen në vendet e tyre, nëse dëgjojnë si këto aktivitete dhe përpjekje për t’i përzier dhe financuar ata në shoqëritë perëndimore.

🔊 من شريط: أسباب النهوض بالأمة لفضيلة الشيخ ربيع بن هادي المدخلي – حفظه الله –

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: