Loading

Thotë pyetësi më ka hyrë dyshimi në zemrën time për fitoren e afërme të Muslimanëve dhe kjo për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të tyre, më këshilloni o shejkh, Allahu ua shpërbleftë me të mira?

Përgjigje: Të këshilloj me Fjalën e Allahut të Lartësuar:

(وَلَا تَهِنُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنْتُمُ الْأَعْلَوْنَ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ)

{Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithësesi jeni më lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë}

Dhe me Fjalën e Tij -Subhanehu ue te’ala-:

(أَمْ حَسِبْتُمْ أَنْ تُتْرَكُوا وَلَمَّا يَعْلَمِ اللَّهُ الَّذِينَ جَاهَدُوا مِنْكُمْ وَلَمْ يَتَّخِذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلَا رَسُولِهِ وَلَا الْمُؤْمِنِينَ وَلِيجَةً ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ)

{Vërtet mendoni se do të liheni të qetë para se Allahu t’i ketë njohur ata midis jush që kanë luftuar dhe që nuk kanë kërkuar aleatë të tjerë përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve?! Allahu e di mirë se çfarë bëni}

Dhe me Fjalën e Tij -Subhanehu ue te’ala-:

(أَمْ حَسِبْتُمْ أَنْ تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُمْ مَثَلُ الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلِكُمْ ۖ مَسَّتْهُمُ الْبَأْسَاءُ وَالضَّرَّاءُ وَزُلْزِلُوا حَتَّىٰ يَقُولَ الرَّسُولُ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ مَتَىٰ نَصْرُ اللَّهِ ۗ أَلَا إِنَّ نَصْرَ اللَّهِ قَرِيبٌ)

{Vërtet mendoni të hyni në Xhennet pa provuar atë që kanë provuar të tjerët përpara jush?! Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe aq shumë u tronditën, saqë i dërguari dhe ndjekësit e tij, thanë: “Kur do vijë Ndihma e Allahut?!” A nuk është me të vërtetë Ndihma e Allahut afër}.

Nëse gjëndja bëhet më kritike, dalja nga ky problem është afër dhe Pejgamberi -sal-Allahu alejhi ue selem- thotë:

“Dije se ngadhënjimi ka nevojë për durim dhe dalja nga vështirësitë shoqërohet me vuajtje dhe pas vështirësive vjen lehtësimi”.

Mos e humb shpresën nga lehtësimi i Allahut -subhanehu ue te’ala- patjetër që muslimanët do t’i godasin belatë apo disa prej tyre, porse ata nuk e humbasin shpresën nga lehtësimi i Allahut -azze ue xhel’le-.

Ja’kubi -alejhis selam- humbi tre djemtë e tij dhe tha:

(يَا بَنِيَّ اذْهَبُوا فَتَحَسَّسُوا مِنْ يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَيْأَسُوا مِنْ رَوْحِ اللَّهِ ۖ إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِنْ رَوْحِ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ)

{O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllanë e tij dhe mos humbisni shpresën në Mëshirën e Allahut. Shpresën në Mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve}

Kjo është rruga e pejgamberëve -alejhimus salatu ues selaam- dhe rruga e pasuesve të tyre, se ata nuk e humbasin shpresën, çfarëdo që t’i godasë ata apo muslimanët prej vështirësive, por besojnë në ndihmën e Allahut dhe Ai nuk e thyen Premtimin e Tij -Subhanehu ue te’ala-.

🔊 https://youtu.be/yevSOcafz5g

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: