Transmetohet ebu Ahmed ibnu Adijju se ka thënë: kam dëgjuar nga një numër meshajkhësh që tregonin se Muhamed ibnu Isma’il el-Bukharij erdhi në Bagdad, pasuesit e hadithit dëgjuan për ardhjen e tij, ata morën 100 hadithe dhe i ndryshuan tekstin dhe zinxhirin, tekstin e këtij zinxhiri e vendosën në një hadith tjetër dhe zinxhirin e këtij hadithi e vendosën në një tekst tjetër dhe ia dhanë 10 personave, çdo personi nga 10 hadithe dhe i porositën që kur ai të prezantonte në ndenjë, t’ia thoshin ato el-Bukharit.
Ata morën një takim për t’u ulur, morën pjesë më atë ndenjë një grup prej ithtarëve të hadithit prej të huajve, prej Khurasanit dhe jo vetëm dhe prej banorëve të Bagdadit. Kur ndenja u plotësua me njerëzit e saj, një burrë prej atyre të dhjetëve iu drejtua dhe pyeti për një hadith prej atyre haditheve.
El-Bukharij i tha: nuk e di këtë hadith.
E pyeti për hadithin tjetër.
Ai tha: nuk e di këtë hadith.
Vijoi t’ia thoshte hadithet njëri pas tjetrit derisa i mbaroi të dhjetët, e ndërsa el-Bukharij thoshte: nuk e di këtë hadith.
Fukahatë të cilët morën pjesë në ndenjë iu kthyen njëri-tjetrit duke thënë: ky njeri e kuptoi.
Disa të tjerë prej jo fukhahave e gjykuan Bukharin si të paaftë dhe të mangët në dije dhe për kuptim të pakët.
Më pas iu drejtua një burrë tjetër prej atyre të dhjetëve duke e pyetur për ato hadithe të ndryshuara.
Bukhariu i tha: nuk e di këtë hadith.
E pyeti për hadithin tjetër….
Ai tha: nuk e di këtë hadith
E pyeti për hadithin tjetër…
Tha: nuk e di këtë hadith.
Ai vijoi t’ia thoshte hadithet njëri pas tjetrit derisa i mbaroi dhjetë hadithet e tij, e ndërsa Bukhari i thoshte: nuk e di këtë hadith.
Më pas iu drejtua atij i treti dhe i katërti derisa mbaruan të dhjetë personat dhe i mbaruan të dhjetë hadithet që kishte gjithësecili, e ndërsa Bukharij nuk shtonte gjë tjetër përveç fjalës: nuk e di këtë hadith.
Kur Bukharij e mori vesh që ata mbaruan, iu drejtua të parit prej tyre dhe i tha:
Sa i takon hadithit tënd të parë, ai është kështu, hadithi i dytë është kështu, hadithi tretë dhe i katërt është kështu, e kështu me radhë derisa i përfundoi të dhjetë hadithet.
Ai e ktheu tekstin e hadithit te zinxhiri i tij dhe çdo zinxhir te teksti i tij dhe bëri të njëjtën gjë me të tjerët, i ktheu të gjitha tekstet e haditheve te zinxhiri i tyre dhe zinxhirin te teksti i tyre.
Kështu, njerëzit ia njohën kujtesën e fortë dhe vlerën atij.
📚 تاريخ بغداد” (٢ /٣٤٠-٣٤١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema