Loading

Shejkh Mukbil ibnu Hadī rahimehullah

Pyetja nr.234:

Disa që e mohojnë prekjen nga xhinnët, siç është Gazaliu dhe jo vetëm, thonë: Përse nuk gjen një amerikan, suedez, britanik apo francez të prekur me xhinnë?! Dhe me këtë ua ngatërrojnë çështjen njerëzve!

Përgjigje:

Kjo fjalë e tyre nuk është e vërtetë, përkundrazi, ndodh që amerikani jobesimtar apo britaniku jobesimtar të jenë nën efektin e xhinëve; më pas, nëse bëhen muslimanë dhe ndjekin rrugën e drejtë, nuk kalojnë shumë ditë dhe u vjen epilepsia! Kur pyetëm specialistët rreth kësaj, thanë: Xhinni ishte i kënaqur me të kur ishte jobesimtar, por kur njeriu kthehet në rrugë të drejtë, shejtani digjet dhe i shkakton epilepsi!

Kjo ka ndodhur te më shumë se një person, madje një egjiptian erdhi këtu (në Dammaxh) dhe u çmend: filloi të hante dhe. Pata frikë se mos e lëndonte. Kur shkova në Egjipt, e gjeta të riun shëndoshë e mirë. Pyeta rreth tij e më thanë: Kur shkon në shkollë dhe e lë kapjen pas fesë, i kthehet shëndeti; kur kapet pas fesë, xhinni e lëndon.

Kur njeriu kapet pas fesë, shejtani e lëndon, në kundërshtim me rastin e të humburit, i cili nuk e përmend Allahun: ky njeri është nën kontrollin e shejtanit, siç është rasti i atij që merret me kamatë, atij që shkon pas zinasë apo kryen mëkate të tjera.

Shejtani vuan vetëm prej njerëzve të devotshëm. Kjo është diçka që ka ndodhur, madje disa e kanë thënë që nëse rrinë këtu (në Darul Hadith të Dammaxhit), xhinni dëshiron ta lëndojë; nëse largohet nga këtu, nuk i ndodh asgjë!

https://www.muqbel.net/files.php?file_id=5&item_index=19

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: