Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Dhe këtë çështje shumë prej njerëzve nuk e dinë, ata mendojnë se nëse e urren të keqen me zemër, nuk ka gjë nëse rri me njerëzit e saj!
Ky është gabim, sepse Allahu -azze ue xhel’le- thotë:
{وقد نزل عليكم في الكتاب أن إذا سمعتم آيات الله يكفر بها ويستهزىء بها فلا تقعدوا معهم حتى يخوضوا في حديث غيره}
{Ai ju ka shpallur në Libër se kur dëgjoni se mohohen ajetet e Allahut dhe tallen me to, atëherë mos rrini me ta derisa të kalojnë në një bisedë tjetër}
Më pas tha:
{إنكم إذا}
{Me të vërtetë, atëherë}
Dmth: nëse rrini me ta
{مثلهم}
{Ju jeni si ata} [en-Nisa: 140]
Ai që e refuzon të keqen me zemër nuk rri, a merret me mend që njeriu të urrejë diçka dhe të rri me atë që e bën atë, kjo nuk merret dot me mend!
📚 الشـرح الممتـع” (١٥/ ٢٤٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema