Pyetje drejtuar, esh-shejkh, el-al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
Më përpara u zgjonim natën dhe ishim energjikë në çdo punë që kënaqte Allahun, porse problemi ynë është se ne po banojmë në një shtëpi të re dhe gjatë banimit në këtë shtëpi na janë shfaqur gjërat që vijojnë:
Vështirësia për të falur namazin e natës, ngushtim në gjoks, mungesë gjumi, rritje të temperaturës në trup, gruaja nuk më duron dot po ashtu edhe unë.
A janë këto gjëra o shejkh i nderuar prej gjërave të magjisë dhe çfarë na udhëzon që të veprojmë, lutu për ne ti edhe të pranishmit, Allahu ua shpërbleftë me të mira?
U përgjigj shejkhu i nderuar duke thënë:
Këto mund të jenë prej punëve të magjisë, por mund të jenë edhe punëve të shejtanit, shejtani dëshiron për ju ngushtimin, shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve.
Duhet që ju ta shtoni leximin e Kur’anit në shtëpi, sidomos suren “El-Bekareh”.
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:
«Shejtani ia mbath prej asaj shtëpie në të cilën lexohet surja el-Bekareh».
Ka thënë ﷺ: «Nuk e durojnë dot atë shejtanët».
Dmth suren “El-Bekareh” shejtanët nuk munden ta durojnë dot atë dhe nëse ajo lexohet në shtëpi, atëherë kjo është prej asaj që i dëbon shejtanët.
Nëse në shtëpi gjendet gjëra të ndaluara, ka fotografi të varura, një gjë e tillë i largon engjëjt, për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ:
«Engjëjt nuk futen në atë shtëpi ku ka fotografi dhe as ku ka qen».
Nëse engjëjt nuk futen në shtëpi, atëherë në atë shtëpi futen shejtanët, e nëse futen engjëjt në të nuk futen shejtanët, ndaj bëni shkaqet që shtëpia me lejen e Allahut të boshatiset nga këto pengesa.
Dhe kur të bini të flini lexoni ato sure që preferohen të lexohen përpara gjumit, lexoni Ajetin Kursij, suren {Kul Hue Allahu Ehad}, suren “el-Felek” dhe “En-Nas” i përsërisni ato dhe largohet nga ju kjo gjë me lejen e Allahut.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema