Loading

Imam AbduRrahman es-Si’dij rahimehullah:

“Prej përfitimeve më të mëdha është përfitimi i shoqërisë së njerëzve të zgjedhur dhe lutjeve të tyre në këtë botë dhe pas vdekjes.”

📚 مجموع الفوائد” (ص ١٠٦)”

Shejkh Salih el Feuzan:

“Nga shoqërimi me njerëzit e devotshëm përfitojnë madje edhe kafshët; ashtu siç ndodhi me qenin që shoqëronte banorët e shpellës: e përfshiu bereqeti i tyre; e goditi, ashtu si dhe banorët, ai gjumë i asaj gjendjeje të çuditshme. Rrjedhimisht u përmend edhe ai bashkë me ta; u bë lajm dhe iu dha rëndësi.”

📚 مختارات من الخطب المنبرية” (ص ١١٤)”

Ka thënë dikush nga selefët:

“Vëllai i devotshëm është më i mirë se vetja jote, sepse vetja është e ekspozuar ndaj së keqes, ndërsa vëllai i devotshëm i ekspozohet vetëm hajrit.”

Ebu Derda radijAllahu anhu:

“Vërtet, unë kërkoj falje në sexhde për 70 nga vëllezërit e mi. Madje i përmend me emrat dhe atësitë përkatëse!”

📚 رواه الفلاس في علل الحديث (٢٢١)

Shejkh Ibnul Uthejmin rahimehulah:

“Nëse lutesh për vëllanë në mosprezencë të tij dhe pa ta porositur, kjo është argument për dashurinë që ke ndaj tij. Është argument se ia do të mirën ashtu siç ia do vetes.”

📚 شرح رياض الصالحين” (٢٠/٤)”

El Hasen el Basrij rahimehullah:

“Shtojini vëllezërit, se me të vërtetë, çdo besimtar bën shefat!”

📚 جامع الأحاديث (٣٥٧/٤)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: