Ka thënë Ibrahim el-Khauas (v. 291 h) -rahimehullah-:
Pesë gjëra janë ilaç për zemrën:
1- Leximi i Kur’anit me meditim
2- Mosngrënia shumë
3- Namazi i natës
4- Nënshtrimi ndaj Allahut që herët në mëngjes
5- Ndenja me njerëzit e mirë.
📚 حلية الأولياء” (١٠ /٣٢٧)”
Ka thënë Jahja ibnu Mu’ādh -Allahu e mëshiroftë-:
Ilaçi i zemrës është në pesë gjëra:
– Te leximi i Kur’anit
– Te barku i zbrazët
– Te falja e namazit të natës
– Te përgjërimi (lutja me përulje) në kohën e syfyrit
– Te ulja me njerëzit e devotshëm.
📚 حلية الأولياء” (١٤٢/٨)، لأبي نعيم”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema