Al-lameh Salih el-Feuzān:
Nëse shtëpia nuk ka brenda as falje namazi vullnetar dhe as përmendje të Allahut, ajo është si varr! La haule ue la kuuete il-la bil-lah (nuk ka forcë e as fuqi pa Ndihmën e Allahut)! Lëre pastaj kur shtëpinë e sundojnë gjynahet, muzika, këngët dhe kanalet satelitore!
Si është gjendja pastaj e kësaj shtëpie dhe banorëve të saj?!
Duhet përkujdesje ndaj shtëpive sepse ato janë shkollë ku familjet diplomohen!
Duhet përkujdesje ndaj tyre: të jenë të banuara me përmendjen e Allahut, me falje të namazit vullnetar dhe namazit të natës. Duhet që njeriu t’i “ndriçojë” me përmendjen e Allahut dhe jo t’i katandisë si varre, të zbrazura nga veprat; madje mund të jenë të mbushura me punë të këqija! Nuk ka forcë e as fuqi pa Ndihmën e Allahut.
Mos i bëni shtëpitë tuaja varre!
ﺷﺮﺡ «ﻛﺘﺎﺏ ﺍﻟﺘَّﻮﺣﻴﺪ»، ﺍﻟﺸَّﺮﻳﻂ ﺭﻗﻢ: (1) / ﺍﻟﺪَّﻗﻴﻘﺔ: (15:00) / ﺗﺎﺭﻳﺦ ﺍﻟﺪَّﺭﺱ: (١٧/ ٤ /١٤٣٠هـ)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema