Loading

Uthman ibnu ‘Isa Ebu Amër el-Bākil’lānij (v. 402 h) -rahimehullah- ishte nga asketët adhurues, i shkëputur nga njerëzit, që iu përmbante izolimit.

Thotë el-Khatib el-Bagdadij -rahimehullah-:

Kam dëgjuar disa dijetarë të devotshëm të thonë: e kemi dëgjuar Uthman el-Bākil’lānij të thotë: në kohën e perëndimit të diellit më duket sikur po më del shpirti.

Dmth për shkak të zënies së tij me iftarin dhe lënien e dhikrit.

Kanë thënë: e kemi dëgjuar atë të thotë: njeriu më i dashur tek unë është ai që nuk më jep selam sepse më bën që t’i kthej selamin dhe të lë dhikrin.

📚 تاريخ بغداد” (١٣ /٢٠٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: