Loading

Të gjithë ata që janë në sipërfaqen e tokës sot prej pjesës së mbetur të racës së bijve të Ademit i atribuohen tre bijve të Nuhut dhe ata janë:

Sām
Hām
Jāfith

Ka thënë el-imam Ahmed: na ka treguar Abdul-Uehhāb, nga Se’id, nga Katadeh, nga el-Hasen, nga Semurah se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«Sām-i është ati i arabëve, Hām-i është ati i etiopianëve dhe Jāfith është ati i romakëve»

Ka thënë esh-shejkh Ebu Umar ibnu Abdul-Berr: qëllimi me romakët këtu janë grekët, që i atribuohen Rumij i biri Liťij i biri i Junan i biri Jāfith i biri Nuhut -alejhis selām-.

Më pas, transmetohet prej Hadithit të Ismāìl ibnu Àjjāsh, nga Jahjā ibnu Seìd nga Seìd ibnul Musejjeb se ka thënë:

I lindën Nuhut tre fëmijë: Sām-i, Jāfidh-i dhe Hām-i dhe lindën për secilin prej tyre; lindën prej Sām-it: arabët, persët dhe romakët.

Lindën prej Jāfith-it: turqit, sllavët, je’xhuxhët dhe me’xhuxhët.

Dhe lindën prej Hām-it: koptët, sudanezët dhe berberët.

Thashë (ibnu Kethiri): ka thënë hafizi Ebu Bekër el-Bezzār në Musnedin e tij nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: ka thënë Pejgamberi ﷺ:

«I lindën Nuhut: Sām-i, Hām-i dhe Jāfithi, lindën prej Sām-it: arabët, persët dhe romakët dhe ka hajër tek ata, lindën prej jāfith-it: je’xhuxhët dhe me’xhuxhët, turqit dhe sllavët dhe nuk ka hajër tek ata dhe lindën prej Hām-it: koptët, berberët dhe sudanezët» më pas tha (el-Bezzār): nuk e dimë të përcillet merfuàn vetëm se në këtë mënyrë.

Është thënë se: Nuhut -alejhis selām- i lindën ata tre fëmijë pas përmbytjes, por përpara anijes i lindi Kenàni, i cili u mbyt dhe Àbir i cili vdiq përpara përmbytjes.

E sakta është se tre fëmijët e tij ishin me të në anije, ata dhe gratë e tyre si dhe nëna e tyre, është përmendur se Hām-i kreu marrëdhënie intime me gruan e tij në anije dhe Nuhu u lut kundër tij që t’ia shëmtojë farën dhe i lindën atij fëmijë të zinj dhe ai është Kenàn i biri i Hām-it, gjyshi i sudanezëve.

📚 “البداية والنهاية” (١ /٢٦٩-٢٧٠)

Ka thënë ibnul Ethir -Allahu e mëshiroftë – në librin e tij “el-Kāmil fit Terikh”:

Përmendja e pasardhësve të Nuhut -alejhis selām-:

Ka thënë Pejgamberi ﷺ në lidhje me Fjalën e të Lartësuarit: {dhe i bëmë pasardhësit e tij të mbijetojnë}: «se ata janë: Sām, Hām dhe Jāfith»

Ka thënë Uehb ibnu Munebih -Allahu e mëshiroftë-:

Me të vërtetë Sam është ati i arabëve, i persëve dhe romakëve.

Hāmi është ati i sudanezëve (afrikanëve).

Ndërsa Jāfithi është ati i turqëve dhe i Je’xhuxh dhe Maxhuxhëve.

Është thënë që: koptët janë prej Kut ibnu Hām, ndërsa të zinjtë janë prej pasardhësve të Hām-it.

📚 الكامل في التاريخ” (٧٢/١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: