Ka thënë el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Kur njeriu është në shtëpi prej sunnetit është psh që ta bëj çajin vetë, gatuan nëse di të gatuaj, lanë atë që është e nevojshme për të larë.
E gjithë kjo është prej sunnetit!
Ti nëse e bën këtë do të shpërblehesh me shpërblimin e zbatimit të sunnetit dhe ndjekjen e shembullit të Pejgamberit ﷺ dhe si përulje dhe modesti ndaj Allahut -azze ue xhel’le-; dhe sepse kjo gjeneron dashuri në mes teje dhe bashkëshortes sate.
Kur bashkëshortja jote sheh që ti e ndihmon atë në zanatin e saj të do edhe më shumë.
Dhe shtohet vlera jote tek ajo, dhe në këtë ka dobi të madhe!!
📚 شرح رياض الصالحين” (٣ /٥٢٩)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema