Ka thënë ibnul Xheuzij -Allahu e mëshiroftë-:
Tregon Ma’dijj: vinim rrotull nëpër fise dhe varrosnim të vdekurit, kur u shtuan nuk kishim më fuqi për t’i varrosur, hynim në një shtëpi ku kishin vdekur të gjithë pjesëtarët dhe bllokonim derën e saj, tha: u futëm në një shtëpi dhe e këqyrëm dhe nuk gjetëm askënd gjallë dhe e bllokuam derën e saj.
Kur kaloi murtaja, silleshim rrotull nëpër fise dhe filuam t’i hiqnim ato barrikada me të cilat bllokuam dyert, e hoqëm atë barrikadën e asaj derës në të cilën u futëm dhe këqyrëm shtëpinë dhe nuk gjetëm asnjë pjesëtar të saj gjallë, befas në mes të shtëpisë shohim një fëmijë të vogël, të njomë dhe të dobët sikur sapo kishte lindur nga nëna e tij.
Ndërsa ne po qëndronim përpara fëmijës dhe ishim të çuditur me të, shohim një qenushe që futet nga e çara e murit, që kërkonte ta mbronte dhe fëmija duke shkuar drejt saj këmbadorës derisa filloi të pijë prej qumështit të saj.
Tha Me’adij: e kam parë atë djalë në xhaminë e Basras dhe ishte bërë burrë.
Është thënë se: kjo murtajë ka rënë në vitin 69 h.
📚 “المنتظم في تاريخ الملوك والأمم” (٢١٠/٢)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema