Loading

Ka ardhur në “Musannef Abdur-Rezak” me zinxhir të mirë nga Abdullah ibnu Mes’ud -radij’Allahu anhu- se ka thënë:

“Nëse një njeri i hipën kafshës së udhëtimit dhe nuk e përmend Emrin e Allahut pas tij do të jetë shejtani, që i thotë atij: këndo, nëse nuk di, i thotë: dëshiro”

Tha shejkh Abdus-Selam ibnu Berxhes -rahimehullah- në shpjegimit e këtij transmetimi:

Ky transmetim na tregon se: Nëse vozitësi nuk e përmend Emrin e Allahut gjatë hipjes, shejtani e shoqëron atë në rrugën e tij, dhe e pengon atë nga permendja e Allahut me anë të këngës, nëse nuk di të këndojë, Shejtani e çon atë në diçka tjetër, dhe ajo është: dëshira, humbet në luginat e saj dhe i degëzohen atij rrugët, njëherë dëshiron një grua të bukur dhe të pashme, herë tjetër një shtëpi të madhe, herën e tretë të gjejë një thesar të madh…

Dhe kështu humbet kohën dhe e humbet jetën, derisa i afron koha lamtumirës nga kjo botë dhe mbërrin moshën kur njeriu pendohet për atë që ka bërë dhe thotë:

{يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي}

{Ah, i mjeri unë sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time} [el-Fexhër: 24]

{لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَىٰ أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنَ الصَّالِحِينَ * وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ} [المنافقون: ١٠-١١]

{10- Sikur të më kishe lënë edhe një kohë shkurtër në jetë do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët.

11- Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, nëse i vjen koha (e vdekjes), Allahu është i Gjithë-Dijshëm për atë që veproni}

Ibnus Sinnij ka trasmetuar në “Amelul jeumi uel lejl” (Punët e ditës dhe natës) nga Mu’adh bnu Xhebel -radij’Allahu anhu- se: Profeti ﷺ ka thënë:

«Banorët e Xhennetit nuk do të ndjejnë keqardhje për gjë tjetër, përveç asaj ore që u ka kaluar pa përmendur Allahun -azze ue xhel’le-.»

📓 مجموع مؤلفات وتحقيقات فضيلة الشيخ الدكتور عبد السلام بن برجس، (٢ /٣٣،٣٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: