Loading

Ka thënë el-Al’lameh Abdullah Eba Butejn (v. 1282 h) -rahimehullah-:

Nëse njeriut i bëhet e qartë e vërteta, ai nuk duhet të frikësohet nga numri i pakët që e pranojnë atë apo nga numri i shumtë që e kundërshtojnë atë, sidomos në fund të kësaj kohe.

Fjala e injorantit: Nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk do t’i fshihej filanit dhe fistekut është si pretendimi i jobesimtarëve në fjalën e tyre:

{Nëse (Kur’ani) do të kishte qënë diçka e mirë ata nuk do ta kishin besuar atë përpara nesh} [el-Ehkaf: 11]

Alij bnu Ebij Talib -radij’Allahu anhu- ka thënë:

“Njihe të vërtetën që të njohësh njerëzit e saj”.

📚 روضة الواعظين” (ص ٣١)”

Sa për atë që është i dyzuar dhe i paqartë, atëherë rreth tij vërtitet çdo dyshim.

Nëse sot shumica e njerëzve do të ishte në hak, nuk do të shte Islami si i huaj dhe ai pasha Allahun sot është në kulmin e qënies i huaj.

📚 الدرر السنية” (١ /٤٠٠-٤٠١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: