Loading

Ka thënë el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:

Allah Allah o vëllezër me nijetin e sinqertë për hir të Allahut -subhanehu ue te’ala-!

Dhe dije: se shejtani mund të vij, kur dëshiron të bësh një punë të hajrit, dhe të thotë: ti me të vërtetë po e bën këtë për syfaqësi dhe ta largon interesin dhe të shkurajon; por ti mos i kushto vemendje kësaj dhe mos iu bind, përkundrazi vazhdo të punosh edhe nëse të thotë: ti po punon për syfaqësi dhe për famë; sepse nëse të pyesin ty: a po e bën këtë tani për syfaqësi dhe për famë? Ti i thua: jo.

Kështu që kjo është prej vesveseve të cilat shejtani i fut në zemrën tënde, mos i kushto vëmendje se çfarë thotë ai, bëje punën e hajrit dhe mos thuaj: Unë po e bëj këtë për syfaqësi e të ngjashme me këtë.

📚 شرح رياض الصالحين” (١ /١٥-١٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: