Al-lameh Abdul-Aziz ibnu Bãz rahimehullah:
Ne duhet ta ndihmojmë njeri-tjetrin në “el-bir” dhe “et-takua” dhe t’i kurojmë problemet tona, me dije, urtësi dhe sjellje shembullore. Atë që gabon në diçka, në lidhje me akiden ose në lidhje me ato çka Allahu ka detyruar apo ndaluar, qoftë prej këtyre xhemateve apo të tjerëve, përkujtojeni me argumente sheriatike, me butësi, urtësi dhe sjellje shembullore, derisa njerëzit t’i nënshtrohen së vërtetës, ta pranojnë e të mos largohen prej saj.
Kjo pra është detyra e njerëzve të Islamit: ta ndihmojnë njëri-tjetrin në “el-bir” dhe “et-takua” dhe të këshillohen mes tyre. Dhe të mos e humbasin fuqinë, që pastaj armiku t’i lakmojë!
📚 مجموع فتاوى ومقالات ابن باز” (١٨٣/٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema