Loading

Për ndalesën e muzikës tregojnë argumentet dhe konsensusi i dijetarëve

Argumentet:

Ka thënë Ibnul Kajjim rahimehullah:

Mjafton fjala e Sahabëve dhe Tabi’inëve për “tregimet boshe”, se me to është për qëllim muzika. Kjo është vërtetuar nga Ibnu Abbãsi dhe Ibnu Mes’udi radij’Allahu anhum. Ka thënë Ebus Sahba’i: E kam pyetur Ibnu Mes’udin në lidhje me Fjalën e Allahut të Lartësuar:

{وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ}

{Ka prej njerëzve që blejnë tregime boshe.} dhe ai radij’Allahu anhu tha: Pasha Atë, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet, se me to (tregimet boshe) është për qëllim muzika! Dhe këtë e përsëriti tri herë.

Gjithashtu, është vërtetuar nga Ibnu Umeri radij’Allahu anhuma se me to është për qëllim muzika…

📚 (إغاثة اللهفان” (١ /٢٥٨”

Ka thënë Profetii ﷺ:

“Do ketë në Ummetin tim njerëz që do t’i bëjnë të lejuara marrëdhëniet jashtëmartesore, veshjen e mëndafshit, pijet alkoolike dhe veglat muzikore.”

📚 Transmetojnë El-Bukharij (hadithi 5590), Ebu Daudi (hadithi 4039) dhe Ibnu Maxheh (hadithi 4020).

Konsensusi i dijetarëve:

Prej më shumë se 30 dijetarëve të konsiderueshëm është transmetuar konsensusi i dijetarëve për ndalimin e muzikës:

1- Ibnu Xherir (v. 310 h);
2- El-Axhur’rij (v. 360 h);
3- Ebut Tajjib Et-Tabarij (v. 450 h);
4- Ebu el-Lejth es-Semarkandij (v. 373 h);
5- Ebu el-Fet’h er-Razij (v. 447 h);
6- El-Begauij (v. 516 h);
7- El-Kadij Ebu Ja’ala es-Sagir (v. 560 h);
8- Ibnu Rushd el-Malikij (v. 520 h);
9- Ibnu Kudameh (v. 620 h);
10- Ebul Kasim Er-Rafi’ij (v. 623 h);
11- Ibnu es-Salah (v. 643 h);
12- Ebul Abbas el-Kurtubij (v. 656 h);
13- En-Neueuij (v. 676 h);
14- Ibnu Tejmijeh (v. 728 h);
15- Ibnul Kajjim (v. 751);
16- Ibnu Kethir (v. 774 h);
17- Ibnu Rexhep (v. 795 h);
18- Ibnu Haxher el-Hejtemij (v. 973 h);

E të tjerë. Dhe ata janë të shumtë…

Ka thënë Shejkhul Islam Ibnu Tejmijjeh rahimehullah:

Medh’hebi i katër imamëve është se veglat e dëfrimit janë të gjitha të ndaluara; dhe askush prej pasuesve të tyre nuk ka përmendur mospajtime në lidhje me këtë.

📚 (مجموع الفتاوى” (١١ / ٥٧٦”

Ka thënë Ibnul Kajjim rahimehullah:

Kush ka nuhatur aromën e dijes, nuk duhet të hezitojë nga ndalimi i këngës dhe muzikës.

📚 (إغاثة اللهفان” (١/ ٢٢٨”

Ka thënë Ibnul Kajjim rahimehullah gjithashtu:

Ajo që ne dhe të tjerë kemi vënë re dhe kemi mësuar në sajë të përvojës është fakti se popujve në të cilët shfaqen e përhapen në masë veglat muzikore dhe dëfryese dhe angazhimi me to, Allahu ua bën armikun sundues mbi kokë! Dhe ata sprovohen me thatësirë, shterpësi dhe udhëheqës të këqinj. I mençuri mediton dhe sheh gjendjen në të cilën ndodhet bota; dhe Allahu është Ndihmuesi më i Mirë.

📚 (مدارج السالكين” (١ / ٤٩٦”

Ka thënë shejkh El-Albanī rahimehullah:

“Kam frikë se çështja do bëhet edhe më keq dhe njerëzit do e harrojnë gjykimin sheriatik që ka muzika, aq sa nëse ndonjëri do çohet të sqarojë gjykimin e saj, do refuzohet dhe do akuzohet për ashpërsi.”

📚 (تحريم آلات الطرب” (صـ١٦ــ”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: