Al-lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah:
Nëse gjejmë një musliman që pi alkool, pi duhan dhe i tërheq teshat zvarrë me mendjemadhësi, nuk e urrejmë siç urrejmë jobesimtarin. Kush e urren siç urren jobesimtarin, ia ka kthyer shpinën.
Si mund të barazosh mes besimtarit mëkatar dhe të shthurur dhe jobesimtarit?! Ky është një gabim i madh! Ndoshta disa njerëz e urrejnë besimtarin e shthurur më shumë sesa urrejnë jobesimtarin! Allahu na ruajttë! Kjo është përmbysje e fitrës!
Besimtari, sido që të jetë, është më i mirë sesa jobesimtari. Besimtari mëkatar nuk urrehet në mënyrë absolute, por e do për atë që ka prej besimit dhe e urren për atë që ka prej gjynaheve.
📚 شرح رياض الصالحين” (٥٨١/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema