Loading

Ka thënë el-al’lameh, fakihu Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

Mund të thotë dikush -dhe tashmë është thënë- si është puna juaj që i kushtoni rëndësi teuhidit dhe flisni shpesh rreth tij?! Dhe nuk merreni me çështjet e Muslimanëve në këtë kohë, të cilët vriten dhe dëbohen nga vendet e tyre dhe vendet e mosbesimit i përndjekin ata në çdo vend?

Më pas tha: ne nuk i lëmë pas dore çështjet e Muslimanëve përkundrazi ne përkujdesemi për to, i ndihmojmë ata dhe mundohemi që ta ndalojmë atë që i dëmton ata me çdo mjet, nuk është e lehtë për ne që muslimanët vriten dhe dëbohen, porse nuk është përkujdesje për çështjet e muslimanëve qarja dhe derdhja e lotëve të krokodilit dhe mbushja e dynjasë me llafe dhe shkrime, me ulërima dhe qarje me të madhe, kjo nuk sjell asnjë dobi.

Porse ilaçi i duhur në lidhje me çështjet e muslimanëve është, e para: që të kërkojmë për shkaqet që kanë sjellë si pasojë këto dënime që u kanë rënë muslimanëve dhe i kanë dominuar armiqtë e tyre.

Cili është shkaku i dominimit të armiqve mbi muslimanët?

Nëse i hedhim një sy botës islame, nuk gjejmë tek shumica e atyre që i atribuohen Islamit kapjen pas tij, përveç atij që e ka mëshiruar Allahu, porse ata janë muslimanë vetëm me emër.

Akidja (besimi) tek shumica e tyre ka humbur.

Lusin të tjerë veç Allahut, i varin shpresat tek eulijatë dhe njerëzit e mirë, varret dhe tyrbet dhe nuk e kryejnë namazin, nuk e japin Zekatin, nuk agjerojnë dhe nuk e zbatojnë atë që ua ka obliguar Allahu, dhe prej saj përgatitja për të luftuar jobesimtarët! Kjo është gjëndja e shumicës së atyre që i atribuohen Islamit, që e kanë humbur fenë e tyre!

Dhe i humbi Allahu -azze ue xhel’le-

Dhe shkaku kryesor që ka sjellë këto dënime është braktisja e teuhidit.

Dhe rënia në shirk të madh, as nuk ndalojnë prej tij dhe as nuk e dënojnë atë.

Ka që nuk bëjnë shirk porse nuk e dënojnë atë, madje nuk e konsiderojnë as shirk!!

Këto janë shkaqet kryesore të cilat kanë sjellë këto dënime ndaj muslimanëve.

Nëse ata do të kapeshin pas fesë së tyre, dhe do të zbatonin Teuhidin dhe akiden sipas Kur’anit dhe Sunnetit, do të kapeshin të gjithë për litarin e Allahut dhe nuk do të përçaheshin, nuk do të kishin rënë mbi ta këto që u kanë rënë.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{وَلَیَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن یَنصُرُهُۥۤۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِیٌّ عَزِیزٌ}

{Dhe Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon fenë e Tij, Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotëfuqishëm}

📚 دروس من القرآن” (ص ٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: