Transmeton Ebu Berzetu el-Eslemi radij’Allahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«O ju që keni besuar me gjuhë dhe ende nuk ka hyrë besimi në zemrën e tuaj, mos i përgojoni muslimanët dhe mos i hulumtoni të metat e tyre, me të vërtetë ai që i hulumton të metat e tyre, Allahu i hulumton të metat e tij dhe atij që Allahu ia hulumton të metat Ai e demaskon atë në shtëpinë e tij»
Transmetoi Ebu Daudi (4880)
✔️ shejh el-Albani e ka vlerësuar hadith hasen sahih
Shpjegimi:
Thotë Muhamed Êbãdi rahimehullah:
«O ju që keni besuar me gjuhë dhe ende nuk ka hyrë besimi në Zemrat tuaja»
Kjo është një vërejtje që tregon se përgojimi i muslimanit është prej shenjave të hipokritit, jo të besimtarit të vërtetë.
📚 “عون المعبود”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema