Ne e dimë që kurimi i hasedit është që të marrim ujin e avdesit të hasedxhiut dhe të lahemi me të, si duhet të veprojmë nëse hasedxhiu është i krishterë?
Jobesimtari të merr në mësysh ashtu siç të merr mësysh edhe muslimani, ka thënë Allahu i Lartësuar:
{وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ}
{Kur ata dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre} [el-Kalem: 51]
Ka thënë es-Suddij -Allahu e mëshiroftë-: “të marrin mësysh me sytë e tyre.”
📚 “Tefsir el-Begauij” (8/202)
Dhe për këtë tregon fjala e përgjithshme e Profetit ﷺ: «syri është hak», transmetoi el-Bukharij (5740) dhe Muslimi (2187)
Nëse dihet se kush është symarrësi, urdhërohet që të lahet ose ta marr avdes dhe uji i tij (që ka rënë nga pjesët e trupit të tij) merret dhe i hidhet të prekurit nga mësyshi.
Avdesi dhe gusli i jobesimtarit nuk vlen, mirëpo nuk është detyrë në rukje që symarrësi të marrë avdes të plotë dhe as të lahet sipas Sheriatit, madje mjafton që të lajë diçka prej trupit të tij, apo atë që ka prekur trupin e tij, siç është fanella apo takija, madje edhe nëse merr dheun e njomë mbi të cilin ka ecur, apo kartopecetat të cilat ka përdorur etj. si këto dhe i fut në ujë, kjo do të ishte e dobishme me Lejen e Allahut.”
Ka ardhur në: “Feteual Lexhnetid Daimeh” (1/548)
“Nëse i prekuri nga mësyshi e merr vesh se kush e ka marrë mësysh, i lejohet atij që të kërkojë prej tij që të lajë fytyrën dhe duart e tij dhe pjesën e brendshme të izarit (pantallonat, fustanin) në një enë, pastaj i prekuri nga mësyshi lahet me atë (ujë),” mbaroi.
Ka ardhur gjithashtu (1/274):
“Nëse ai e di se një njeri e ka marrë mësysh apo dyshon se dikush e ka marrë mësysh, atëherë ai e urdhëron symarrësin që të lahet për të, i sjell atij një enë me ujë, fut dorën e tij në ujë dhe me të shpëlan gojën, më pas e derdh ujin në një broke me ujë, pas kësaj lan fytyrën në broke (që uji të bie në broke), më pas fut dorën e tij të majtë dhe e dredh ujin mbi gjurin e tij të djathtë në broke, më pas fut dorën e tij të djathtë dhe e derdh ujin mbi gjurin e tij të majtë, më pas lan izarin e tij, pas kësaj e derdh ujin (e brokes) mbi kokën e të sëmurit nga pas, me një derdhje të vetme,” mbaroi.
Këtë mënyrë e ka transmetuar el-Bejhaķij nga ez-Zuhrij -Allahu e mëshiroftë- (9/353).
Ka thënë esh-shejkh el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
“Mirëpo ai që preket nga mësyshi çfarë duhet të veprojë?
E kuron atë me lexim të Kur’anit dhe nëse e di symarrësin, atëherë ai kërkon prej tij që të marrë avdes dhe e merr atë ujë që bie prej avdesit të tij i jepet të prekurit dhe hidhet në kokën dhe shpinën dhe pi prej tij dhe me këtë shërohet me Lejen e Allahut.
Është bërë zakon tek ne se ata marrin prej symarrësit diçka që ka prekur trupin e tij prej rrobave, siç është fanella, takija e të ngjashme me këto e fusin në ujë, pastaj ja japin që pijë i sëmuri dhe kemi parë që kjo i bën dobi atij, sipas asaj që na ka mbërritur prej transmetimeve (të njerëzve).
Shejkh i nderuar: ia japin që ta pijë atij që e ka prekur syri?
U përgjigj -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë-: po, nëse është, nuk ka gjë në konsumimin e tij; sepse nëse shkaku vërtetohet që ai është shkak në Sheriat apo që është real, atëherë ai quhet i saktë, ama ai që nuk është shkak sheriatik apo real, atëherë nuk lejohet mbështetja tek ai.”
📚 Mbaroi prej: “Feteua nur aled derb”.
Ka thënë gjithashtu në “Sherhu Kitābit Teuhid”:
“Përdoret për mësyshin një rrugë tjetër përveç rukjes dhe ajo është larja dhe ajo bëhet që ta marrësh symarrësin dhe të kërkosh prej tij që të marrë avdes, më pas e merr ujin që ka rënë nga pjesët e turpit të tij dhe ja hedh të prekurit, i jep të pijë prej tij dhe shërohet me Lejen e Allahut.
Ka edhe një rrugë tjetër dhe ajo nuk është problem, e cila është që të marrësh diçka prej tij, dmth: ato që ai vesh prej rrobeve, siç është xhelabijah, takija, sirualet e të tjera apo dhenë nëse ka ecur mbi të dhe ai është i njomë, u hedh ujë atyre dhe atë ujë ja hedh të sëmurit ose e pi dhe kjo është e provuar.”
📚 Mbaroi prej: “Mexhmù muelefāti ibni Uthejmin (9/88)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema