Loading

Al-lameh Ibn Uthejmin rahimehullah:

Prej besimeve të gabuara është besimi se shlyerja e gjynahut për thyerjen e betimit në Allah, është agjërimi i tri ditëve. Kjo nuk është e saktë. Shlyerja e gjynahut për thyerjen e betimit kryhet duke zgjedhur personi një nga këto tri opsione:

1- Ushqimin e dhjetë të varfërve;

2- Veshmbathjen e dhjetë të varfërve;

3- Lirimin e një skllavi.

Dhe ai që nuk ka mundësi njërën nga këto të trija, si p.sh. i varfri, atëherë po që agjëron tri ditë. Ndërsa ai që ka mundësi për t’i ushqyer dhjetë të varfër, ose për t’i veshmbathur ata, ose për të liruar një skllav, dhe nga ana tjetër, agjëron tri ditë me nijetin për shlyerjen e thyerjes së betimit, ka bërë diçka të palejuar.

📚 “Tefsir esh-shejkh ibnul Uthejmin”. Surja el-Maideh: 89

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: