Loading

Ka thënë shejkh Ibnu Bazi -Allahu e mëshiroftë-:

Tekstet sheriatike prej edhkareve dhe lutjeve që kanë ardhur nga Profeti ﷺ, është më mirë që të bëhen në skajet e ditës, pas namazit të sabahut dhe pas namazit të ikindisë.

Dhe kjo është më e mirë sesa leximi i Kur’anit (në ato çaste), sepse ai (dhikri i sabahut dhe mbrëmjes) është adhurim i përkohshëm e i ikën mundësia me daljen e kohës specifike, ndërsa koha për leximin e Kur’anit është më e madhe.

📚 مجموع الفتاوى” (٣١٢/٨)”

Ka thënë shejkh Ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Tekstet sheriatike janë mbrojtje e fortifikuar, më e madhe sesa diga (penda) e Je’xhuxh dhe Me’xhuxhëve, mirëpo është për të ardhur keq se shumë prej njerëzve nuk dinë asgjë prej këtyre teksteve.

📚 ‘تفسير جزء عم (ص ٣٥٥)

Ka thënë imam en-Nevevij -Allahu e mëshiroftë-:

Atij që i jepet sukses për të punuar me të gjitha edhkaret e sabahut dhe mbrëmjes, posedon një mirësi prej Allahut të Lartësuar dhe përgëzim. Kush nuk ka mundësi për të gjitha, le t’i përmbahet asaj që ka dëshirë prej përmbledhjeve të tyre, qoftë edhe një dhikër të vetëm sikur të bëjë.

📚 الأذكار” (ص ٧٦)”

Ka thënë hafizi Ibnus Salāh -Allahu e mëshiroftë-:

Ai që u përmbahet edhkareve të sabahut dhe të mbrëmjes, edhkareve pas namazeve dhe atyre të gjumit, llogaritet prej atyre që e përmendin Allahun shumë.

📚 الأذكار” للنووي (ص ١٠)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: