Kanë thënë dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva:
Ajo që bëjnë disa njerëz duke qëndruar në heshtje për një kohë të caktuar si nderim për dëshmorët apo njerëzit e shquar apo si nderim për shpirtrat e tyre dhe pikëllim për vdekjen e tyre është prej gjërave të ndaluara dhe bidateve të shpikura të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit ﷺ dhe as në kohën e sahabëve dhe as të selefëve të devotshëm dhe kjo nuk përputhet me edukatën e Teuhidit dhe me sinqeritetin e madhërimit të Allahut, por disa injorantë që nuk e njohin fenë e tyre ndoqën në të jobesimtarët dhe pasuan ata verbrazi në zakonet e tyre të shëmtuara dhe kalimin e kufijve ndaj krerëve dhe njerëzve të shquar të tyre, qofshin atë të gjallë apo të vdekur.
Profeti ﷺ ka ndaluar nga përgjasimi me ta.
Ajo që është e njohur në Islam prej të drejtave që kanë njerëzit e tij (Islamit): lutja për të vdekurit e muslimanëve, dhënia lëmoshë për ta, përmendja e të mirave të tyre dhe shmangia nga përmendja e të këqijave të tyre… e shumë edukata të tjera të cilat i ka sqaruar Islami dhe e nxiti muslimanin për treguar respekt me vëllezërit e tij, gjallë qofshin apo vdekur.
Qëndrimi në heshtje në shenjë pikëllimi në nderim të dëshmorëve dhe njerëzve të shquar nuk është prej kësaj edukate islame, përkundrazi kjo është prej asaj që bazat e Islamit e kundërshtojnë atë.
📚 فتاوى اللجنة الدائمة” (٢١٥/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema