Loading

Kanë thënë dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva:

Disa njerëz, duke qëndruar në heshtje për një kohë të caktuar, si nderim për dëshmorët dhe njerëzit e shquar, apo si nderim për shpirtrat e tyre dhe pikëllim për vdekjen e tyre, janë duke kryer në fakt prej gjërave të ndaluara dhe bidateve (risive), të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit ﷺ dhe sahabëve, dhe as në kohën e Selefëve të Devotshëm. Kjo nuk përputhet me edukatën e Teuhidit! Nuk përputhet me sinqeritetin e madhërimit të Allahut! Por disa injorantë, të cilët nuk e njohin fenë e tyre, ndoqën në të jobesimtarët dhe pasuan ata verbtazi në zakonet e tyre të shëmtuara dhe kalimin e kufijve ndaj krerëve dhe njerëzve të shquar, qofshin atë të gjallë apo të vdekur.

Profeti ﷺ ka ndaluar nga përgjasimi me ta.

Në Islam, ajo që është e njohur rreth të drejtave që kanë njerëzit e tij (Islamit) është: lutja për të vdekurit e muslimanëve, dhënia lëmoshë për ta, përmendja e të mirave të tyre dhe shmangia nga përmendja e të këqijave të tyre… e shumë sjellje të tjera edukative të cilat i ka sqaruar Islami dhe për të cilat e nxit muslimanin, me qëllim që ky të tregojë respekt ndaj vëllezërve e tij, gjallë apo vdekur qofshin.

Qëndrimi në heshtje në shenjë pikëllimi dhe në nderim të dëshmorëve dhe njerëzve të shquar, nuk është prej kësaj edukate islame, përkundrazi, kjo bie ndesh me bazat e Islamit.

📚 فتاوى اللجنة الدائمة” (٢١٥/٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: